Ç’të bëni nëse e keni lënë aksidentalisht shumë gjatë, kupën menstruale?

Life style

Ç’të bëni nëse e keni lënë aksidentalisht shumë gjatë, kupën menstruale?

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një nga përfitimet e përdorimit të kupave menstruale është se s’keni pse të mendoni për periodat për orë të tëra, por kjo mund të jetë edhe një disavanatazh, sepse ndodh që ta harroni ta hiqni.

Për sa orë është e sigurt të mbani një kupë menstruale?

Gjinekologia Amy Roskin thotë se rekomandimi i përgjithshëm është se mund ta lini një kupë menstruale për 8-12 orë.

Nëse ka ndonjë rrjedhje, ose nëse po përjetoni një rrjedhje të rëndë, patjetër që duhet ta nxirrni më shpejt për ta pastruar”, sugjeron ajo.

Ç’të bëni nëse e lini më gjatë aksidentalisht?

Dr. Roskin thotë:

Thjesht nxirrni kupën menstruale dhe pastrojeni tërësisht. Rreziku i infektimit ose “shokut” është i vogël sepse kupat menstruale në përgjithësi janë prej silikoni ose gome dhe nuk janë absorbuese si tamponët. Sidoqoftë, kjo nuk ju jep të drejtë ta lini atë për më gjatë seç duhet me qëllim. Vendosni një kujtesë në telefonin tuaj për ta hequr në fund të ditës.

Nëse e lini për shumë gjatë (disa ditë), ekziston një rrezik në rritje për infeksione. Në rast se diçka e tillë ju ndodh, konsultohuni me mjekun tuaj. Gjithashtu jini në vëzhgim për dhimbje, ethe dhe/ose shkarkime vaginale me erë të keqe.

Pastrojini kupat menstruale duke i zier, në mënyrë që t’i sterilizoni sa më mirë. Nëse edhe pas larjes, ndjeni se kanë aromë të pakëndshme, është koha të bleni një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat