Çfarё duhet tё dini para se tё ngatёrroheni me njё mashkull Ujor

Life style

Çfarё duhet tё dini para se tё ngatёrroheni me njё mashkull Ujor

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Nёse partneri juaj ёshtё njё Ujor i paparashikueshёm, kёmbёngulёs, emocional, shpёrthyes dhe provokues atёherё jeni nё vendin e duhur pёr tё lexuar se çfarё duhet tё bёni pёr tё vazhduar me tё njё lidhje tё lumtur, plot dashuri.

Polemikat janё tё nevojshme

Nёse çdo diskutim me Ujorin tuaj kthehet nё njё debat, atёherё mos u shqetёsoni! Sepse atij kjo gjё i pёlqen. Nuk e kemi fjalёn pёr sherre, por pёr debate argumentues. Mos harroni qё Ujori ёshtё njё shenjё cerebrale dhe kёto lloj diskutimesh vetёm do tё pёrforcojnё lidhjen tuaj. Sa mё shumё tё ndani me tё, aq mё shumё do tё dashuroheni pas tij. Ndaj, nёse nuk bini dakord me tё, ose keni mendim tjetёr mos kini frikё t’ia thoni. Mos bini dakord me tё vetёm e vetёm pёr tё mos ia prishur.

Jepini disa alternative

Kur kёrkoni diçka nga njё Ujor dhe dёshirion qё pёrgjigjja tё jetё pozitive, atёherё duhet tё pёrdorni njё metodё mё tё zgjuar me tё, sepse zakonisht pёrgjigjja e tij e parё nuk do tё jetё pozitive. Zgjidhja ёshtё: jepini alternativa. Pra nёse dёshironi tё dilni pёr darkё sugjerojini disa vende, nё mёnyrё qё t’i lini hapёsirёn pёr tё zgjedhur edhe ai.

Thyeni monotoninё

Ujori ёshtё njё shenjё e paparashikueshme dhe e ka inat monotoninё, kufijtё dhe rregullat. Ndaj mos provoni tё caktoni pёrditshmёrinё e tij, sepse nё vend qё ta sillni afёr do ta largoni edhe mё shumё. Por edhe kjo tё mos ndodhё debatet me tё do tё vazhdojnё sepse ai do tё bёjё gjithmonё atё qё do. Nёse dёshironi qё tё jeni bashkё dhe tё lumtur atёherё duhet tё jeni edhe ju tёgatshme pёr surpriza e pёr vendime tё papritura. Ndaj herёn tjetёr qё do ju thotё “Bёhu gati se do tё dalim pёr darkё”, mos u pёrgjigjni “Po unё çfarё ta bёj atё qё kam gatuar?”.

Shmangi skenat e panevojshme dhe dramat.

Edhe pse Ujori mashkull ka shumё talente dhe dhunti, nё pjesёn sentimentale nuk ёshtё gjё. Ndaj mos prisni deklarata dashurie, puthje e pёrqafime sepse nё tё tilla raste ёshtё i ftohtё dhe i distancuar. Ndaj duhet ta doni dhe tё keni pak kujdes me reagimet. Por mbi tё gjitha duhet tё pranoni qё mёnyra me tё cilёn ai e shpreh dashurinё nuk ёshtё si e gjithё tё tjerёve.

Bёhuni shoqja e tij

Ёshtё e njohur tashmё qё pёr Ujorin shoqёria ёshtё e shenjtё, ndaj kёtё ndjesi ai e kёrkon edhe nё lidhje, sepse dёshiron tё jetё i lirshёm dhe tё sillet nё prani tё partneres ashtu siç do tё sillej edhe me shokёt. Gjithashtu mos u çudisni nёse mёsoni se disa nga shoqet i ka pasur “ish”. Por mos u shqetёsoni pёr kёtё, sepse nuk janё nga ata qё pёleqejnё rikthimet. Mbёshteteni, shoqёrojeni, kaloni bukur me tё dhe mbi tё gjitha mos harroni se jeni partnerja dhe shoqja e tij mё e mirё, jo njё shoqe e thjeshtё.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat