Keni marrë një kafshë të re? Këto janë pesë mënyra për t’u lidhur më shumë me të

Life style

Keni marrë një kafshë të re? Këto janë pesë mënyra për t’u lidhur më shumë me të

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Kafshët shtëpiake janë si anëtarët e familjes që duhen vlerësuar dhe dashur, pasiqë ato mund të na heqin stresin e përditshëm dhe të bëhen burim gëzimi për ne.

Nëse keni marrë ndonjë kafshë të re shtëpiake, atëherë ka pesë mënyra përmes së cilave mund të lidheni më shpejtë dhe më shumë me të.

1.Krijoni besim

Jepini kafshës tuaj kohë dhe pavarësi për t’u njohur me shtëpinë dhe zonën përreth. Pavarësisht nëse është mace, qen apo një zog, shoqërimi i bën ata të ambientohen më shpejtë. Përdorni një ton të butë me ta, sepse toni i ashpër fut frikën dhe i bën ata të ndihen jo rehat pranë jush.

2.Prekni

Bashkëveproni me kafshën tuaj, pavarësisht nëse i çoni për shëtitje apo vetëm flisni, prekini dhe përqafojini, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Përkëdhelja është e rëndësishme sepse ato mësohen me prekjen tuaj dhe i bën ata të ndihen rehat dhe në këtë formë krijoni besim dhe e forconi lidhjen.

3.Komunikoni

Trajnoni kafshët tuaja me dashuri si dhe stërvitini ato. Jini të qëndrueshëm dhe mësojuni atyre jetën me rregulla.

Trajtimi i mirë i bën edhe kafshët që ta kenë më të lehtë të ndjekin urdhërat tuaj.

4.Ndërveprimi

Ndërveprimi me kafshën tuaj duhet të jetë pozitiv dhe i butë. Dërgoni ato për shëtitje, përqafoni, luani me ta, flisni dhe shpërblejini për veprimet e mira.

Në këtë formë edhe kafsha do të argëtohet dhe do të lidhet më shumë me ju.

5.Ushqeni ato

Mbani kohën e tyre të ngrënies fikse dhe jepini ushqim vetë.

Në këtë mënyrë ju bëheni burimi i tyre i ushqimit dhe ata fillojnë të kenë besim më të madh tek ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat