Pse na ndodh ajo dridhja e çuditshme e syrit?

Life style

Pse na ndodh ajo dridhja e çuditshme e syrit?

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Ndodh jo rrallë të ndjejmë që qepallat e syrit të na dridhen. Eshtë një lloj pulitje që mund të zgjasë gjatë gjithë ditës, por nëse i keni treguar mamit/gjyshes për këtë si përgjigje me siguri keni marrë atë që marrim të gjithë:  “Mos i trego njeriu sepse syri gjithë botën shikon por askujt nuk i tregon.”

Përtej teorisë alla shqiptare të tyre, çfarë tregon dridhja e syrit dhe pse shkaktohet? 

Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkoli, duhani apo kafeina. Në fund, por jo më pak i rëndësishëm është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!

Tik-u nervor i syrit nuk është shqetësuese por vetëm nëse ndodh rrallë. Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjatë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku. Mund të jetë simptomë e një çregullimi nervor ose thjesht mund të keni nevojë për syze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat