Basoreksia, dëshira e parezistueshme për të puthur ose përqafuar

Life style

Basoreksia, dëshira e parezistueshme për të puthur ose përqafuar

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Është një çrregullim mendor që kërkon ndërhyrje profesionale dhe trajtim të kujdesshëm

Dëshira e parezistueshme për të puthur quhet basoreksi. Një fjalë e re me kuptim interesant. Dëshirë, jashtëzakonisht obsesive.

Në disa burime, basoreksia përcaktohet si një çrregullim mendor që manifestohet në një dëshirë të fortë për të puthur.

Fakti është se kjo nuk është vetëm një dëshirë për të puthur një partner për dashuri, por një dëshirë për të puthur këdo.

Mu ashtu si nimfomanet nuk mund të kënaqin dëshirën për intimitet, ashtu edhe me bazoreksinë është e pamundur të ndalosh dëshirën për puthje.

Ju ka ndodhur që të shihni një çift duke u puthur në park dhe t’ju kapë një ndjesi e pashpjegueshme për të puthur dikë? Kjo ndjenjë e fuqishme, njihet si basoreksi.

“Basorexia” – është emri që i jepet emocionit specifik të dëshirës për të puthur dikë. Kjo nuk do të thotë se ju dëshironi t’i bashkoheni çiftit që “patë” duke u puthur, por thjesht keni dëshirë të puthni!

“Çfarë janë emocionet?” – Është një pyetje e thjeshtë, por pa një përgjigje të thjeshtë. Njerëzit kanë debatuar për këtë për mijëra vjet dhe debatojë ende. Nuk ka një përgjigje përfundimtare se çfarë është një emocion.

Ekziston një debat i madh teorik midis shkencëtarëve të emocioneve nëse emocionet janë kryesisht këto reflekse fizike dhe neurologjike të ndërlidhura, ose nëse ka një komponent të madh shoqëror dhe kulturor me shumë ndryshime individuale midis kulturave dhe midis individëve

Thënë kjo, ekziston gjithnjë një dilemë nëse basoreksia është emocion apo thjesht refleks fizik. Ndoshta basoreksia është të dyja këto dhe asnjëra, në varësi të kontekstit dhe situatës.

Duke u përpjekur të artikulojmë nuancat e vogla të jetës sonë emocionale, ne mund të arrijmë në një kuptim më të thellë të vetes dhe njerëzve përreth nesh. Kur gjejmë një emër specifik për to, akoma më mirë. Kështu kuptojmë se nuk jemi vetëm. Madje, ky fenomen është aq i zakontë, saqë për të paska edhe një emër.

Në gjendje “basoreksike” ose jo, sigurohuni të puthni gjithnjë me pasion dhe të mos çoni dëm asnjë puthje që nuk ndjeni ta jepni!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat