Çfarë duhet të dini para se të bëni fillers poshtë syve!

Life style

Çfarë duhet të dini para se të bëni fillers poshtë syve!

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Mbushësi në zonën rreth syve përdoret për të plotësuar vëllimin që zakonisht humbet me kalimin e viteve, për të rigjeneruar rrathët e zinj dhe për t'i dhënë fytyrës një pamje më të freskët në tërësi. Kur bëhet fjalë për rrathët poshtë syve, çështja është edhe gjenetike, prandaj këtë procedurë mund ta bëjë si një 70-vjeçare, ashtu edhe dikush që është 20 vjeç. Mbushësit poshtë syve janë një nga trajtimet më të popullarizuara kohët e fundit dhe procedura bëhet brenda një dite. Dermatologia Chaneve Jeanniton thotë se brenda një dite mund të ketë 6-10 pacientë që vijnë vetëm për këtë procedurë.

Më poshtë, gjeni përgjigjet për gjithë pyetjet që mund të keni:

- Çfarë duhet të dini për mbushësit poshtë syve?

Mbushësit poshtë syve nuk janë një nga zonat e miratuara nga FDA për t'u injektuar, kështu që kur mjekët vendosin produkt në këtë zonë quhet "off-label use". Megjithatë, shumë mjekë e kryejnë normalisht procedurën. Thënë kjo, është e rëndësishme t'i drejtoheni dikujt që e kupton me të vërtetë anatominë e zonës së syve, pasi ekziston një rrezik në rritje i komplikimeve, duke qenë se është një zonë delikate.

- Cilë janë "kandidatët" më të mirë për mbushës poshtë syve?

Ka shumë lloje problematikash: Rrathë të zinj, hiperpigmentim, etj, por nuk sugjerohet për rrathë të fryrë (qeska), lëkurë shtesë në zonën poshtë syve etj. Për të parë se cili është trajtimi i duhur për rastin tuaj, duhet t'i drejtoheni mjekut për një konsultë.

- Si ndihet mbushësi nën sy kur injektohet?

Ekzistojnë dy mënyra kryesore për të futur mbushësin nën sy: me një gjilpërë dhe me një kanulë, e cila është një mikrotub më i gjatë, me majë të hapur, fleksibël dhe në gjendje të mbulojë më shumë sipërfaqe nga një pikë e vetme hyrëse. Zakonisht varet nga preferencat e injektuesit. Dr. Jeanniton preferon këtë të fundit.

"Më pëlqen kanula sepse më lejon të kem një kuptim të vërtetë se në cilin plan saktësisht po vendos mbushësin, dhe në zonën nën sy, më shumë se kudo tjetër në fytyrë, kjo është kaq e rëndësishme për mua."

Kur përdorin një kanulë për mbushësin nën sy, shumica e mjekëve hyjnë përmes faqes dhe deri në zonën nën sy.

Pavarësisht se çfarë përdor mjeku juaj, vlen të përmendet se procedura nuk është e dhimbshme, por mund të shkaktojë disa mavijosje dhe ënjtje deri ditën e nesërme.

- Një shoqe më tha se s'do dukem "natyrale" nëse përdor mbushës. Është e vërtetë?

Jo, dhe për më tepër, në rast se s'do ju pëlqejë rezultati, produkti do shpërbëhet me kalimin e kohës. Ju duhet të largoheni nga ideja se çdo procedure kozmetike = fallco. Fakti që shumë njerëz i fshehin këto procedura, tregon qartë për gjykimin që ne kemi ndaj tyre. Ju do mbeteni po aq "të vërtetë" dhe "natyralë" edhe nëse injektoni acid hialuronik!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat