Si të kujdeseni për dhomën e gjumit nëse vuani nga alergjitë?

Life style

Si të kujdeseni për dhomën e gjumit nëse vuani nga alergjitë?

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Nëse alergjitë tuaja shfaqen gjithmonë në shtëpi dhe shpesh zgjoheni me sinuse të bllokuara, dhoma juaj e gjumit ka të ngjarë të jetë fajtori.

Shtëpia shpesh është plot me alergjenë të zakonshëm, duke filluar nga myku, pluhuri e deri tek kafshët dhe insektet e shtëpisë.

Ekspertët zbulojnë se një gram pluhur përmban deri në 10,000 alergenë, të prodhuar nga insektet e ndryshme që futen në shtëpi në mënyrë tinëzare.

Për të kuptuar nëse simptomat tuaja lidhen me ndonjë alergji të mundshme, mjekët këshillojnë të bëni fillimish një test alergjie.

Në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë të shmangni disa prej shkaktarëve të mundshëm.

Dhe nëse rezultatet tuaja janë pozitive për alergjenët që ndodhen rëndom në ambientet e brendshme, është koha për të drejtuar vëmendjen tek shtrati juaj.

Vendi i përshtatshëm ku insektet shkaktarë të alergjive dhe pluhurat mblidhen së tepërmi.

Pastroni dhe ndërroni rregullisht çarçafët
Për të hequr papastërtitë në çarçafët tuaj, si djersa, qelizat e vdekura të lëkurës, grumbullimin e vajit dhe pluhurin e krijuar nga insektet, ndërroni dhe lani çarçafët me ujë të nxehtë, të paktën çdo javë.

Përdorni vetëm çarçafë antimikrobikë
Materiale si pambuku organik, leshi, mëndafshi janë bërë nga materiale antimikrobike që thithin lagështinë dhe janë rezistente ndaj mykut dhe pluhurit që disa insekte prodhojnë.

Duke vepruar në këtë mënyrë, ju mund të lehtësoni ndjeshëm simptomat.

Përdorni mbulesa të papërshkueshme nga pluhuri
Për më tepër, përdorni mbulesa të endura fort, që janë të papërshkueshme nga pluhuri.

Kjo do t’i mbajë pluhurat jashtë dhe do t’i parandalojë insektet të shumohen në shtratin tuaj.

Si një masë tjetër paraprake, sigurohuni që rrobat tuaja të gjumit, të ndërrohen dhe lahen rregullisht.

Përdorni një pastrues ajri
Sistemi i qarkullimit mund të jetë një aleat i madh në luftën tuaj kundër alergjive.

Kërkoni për shtëpinë tuaj, një sistem të filtrimit të ajrit që përdor filtër me grimca të vogla, i cili do të ndihmojë në pastrimin e pluhurit, polenit dhe sporeve të mykut nga ajri.

Pastroni rregullisht hapësirën tuaj
Mundohuni të hiqni qafe çdo gjë që mund të mbledhë lehtë pluhurin në dhomën tuaj të gjumit, sa më pak tapiceri aq më mirë.

Kjo përfshihen jastëkë të tepërt, karrige jo lëkure, librat të cilët mund t’i zhvendosini në një dhomë tjetër.

Pastroni me fshesë me korent
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni çdo qilim nga dhoma juaj e gjumit, pasi ato kanë tendencë të mbledhin shumë pluhur.

Nëse nuk mundeni, atëherë pastrimi me fshesë me korent është një mënyrë e mirë për të pastruar pluhurat.

Vendosni një maskë për fytyrën ndërsa pastroni, në mënyrë që të mos thithni alergenë.

Mos e rregulloni shtratin tuaj
Studimet kanë treguar se nëse nuk e rrgulloni shtratin tuaj në mëngjes, gjallesat që banojnë në të kanë më shumë mundësi të asgjësohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat