Njerëzit tregojnë pse pranuan të ishin tjetri/tjetra në një lidhje

Life style

Njerëzit tregojnë pse pranuan të ishin tjetri/tjetra në një lidhje

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

1. "Ai ishte single gjatë asaj kohe, por kishte patur histori tradhtie me të dashurat më parë. Kisha shumë ndjesi për të, por e mbaja veten larg. Disa muaj më pas kur u kthyem në shkollë ai u lidh dhe ndërkohë më dërgonte mesazhe për të dalë bashkë. Dolëm, bëmë dhe seks dhe sigurisht në fund u pendova, por nuk u shkëputa dot. Ai sot ka 8 vite me të fejuarën e tij dhe ajo ka kapur disa herë mesazhet tona, por pavarësisht kësaj vazhdon të qëndrojë me të, prandaj unë ndalova së ndjeri keq.

Derisa mësova se ata u fejuan një muaj pas takimit tonë të fundit. Gjatë 11 viteve e shmanga dashurinë që kisha për të. S'e pyeta kurrë atë përse dhe s'i kërkova kurrë të qëndronte larg meje. S'e tradhtova asnjëherë. S'kemi pasur kurrë një takim të mirëfilltë të dashuruarish, por ishim aty gjithmonë për njëri-tjetrin. Kimia që kemi është shumë e fortë dhe e rrallë, nga ato lidhje që e s'e gjen shpesh, ashtu siç unë nuk e kam gjetur ende."

2. "Ne ishim në një universitet gjatë të 20-ave tona. Kur u takuam në fillim s'e dija që kishtë të dashur. Kishim një tërheqje të pashpjegueshme sapo u pamë për herë të parë. Shokët e klasës ishin të parët që e vunë re dhe na thoshin shpesh se ishim perfekt për njëri-tjetrin. Një ditë, dikush nga shkolla bëri një festë dhe përfunduam të dehur. Ishte një nga netët më të bukura për mua, derisa mësova që ai kishte një të dashur. U përballa me të dhe ai më tha se s'më kishte treguar asgjë sepse s'ishte i lumtur dhe se ajo ishte në një shkollë tjetër e madje, përveç kësaj s'kishte të njëjtat ndjesi me të. Ata të dy u ndanë për arsye të tjera dhe ajo s'e mësoi kurrë për mua. Gjithsesi ne u ndamë pas diplomimit dhe nisëm të jetonim në vende larg njëri-tjetrit. Tani jetojmë pak orë larg dhe them me siguri që është një prej shokëve të mi më të mirë."

3. "Ai dukej i ëmbël, i qeshur dhe shumë tërheqës. Më ndiqte edhe kur e mësova dhe i thashë se e dija që ishte i martuar. Më bëri të besoja se martesa e tij kishte marrë fund dhe më tregonte herë pas here sa keq ishte. Unë isha single, ai një i rritur dhe në mendjen time ai e dinte mirë pse kishte zgjedhur të vazhdonte një lidhje me mua. Kjo marrëdhënie përfundoi kur unë i kërkova se kur do ta shihja sërish. Më tha se s'mundej pasi s'ishte aq e thjeshtë të hidhte poshtë gjithçka, ndërkohë që unë s'po i kërkoja gjithçka. U ndjeva e fyer, e manipuluar dhe budallaqe për gjithçka kisha gënjyer veten rreth tij."

4. "Ne punon bashkë dhe ishim të dy të lidhur. I fejuari im atë kohë po kalonte një periudhë të vështirë e ndërsa ai ishte i palumtur në lidhjen e tij. Filloi të më shkruante, por unë përpiqesha të vija kufinj duke qenë se e dija për lidhjen e tij. Një ditë ai organizoi një festë dhe ne përfunduam duke fjetur bashkë. Ajo natë u shndërrua në një lidhje të gjatë 1 vjeçare. Seks, takime, biseda, dhurata, deklarata dashurie. Ramë në dashuri. Më kërkoi të ndahesha nga i fejuari dhe unë e bëra, ndërkohë që ai s'e la kurrë të dashurën. I tregova të dashurës së tij gjithçka, kurse ai më tha çdo gjë që mund t'i thuash një njeriu për ta lënduar, në sy të saj."

5. "Bashkëshortin tim e kam takuar kush ishte i lidhur me dikë. Ata ishin bashkë për 7 vite (jo të martuar), por kur e njoha e kishim gati të pamundur për të qenë miq. Rashë në dashuri shumë shpejt dhe pa e kuptuar e gjetëm veten duke jetuar bashkë dhe duke planifikuar të ardhmen. Kur ai e la atë, u ndjeva keq. S'kisha bërë kurrë në jetën time diçka të tillë dhe vetëm kur imagjinoja si ndihej ajo, trishtohesha. U martuam kur vendosëm të jetonim në Itali dhe tani them që nuk jam penduar për asgjë. E di që shumë njerëz mund të më urrejnë për këtë, por në fund të ditës kur gjen dashurinë e jetës a nuk do bënit gjithçka për të qenë me të?"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat