Shenjat se do t'i mbushni 100 vjet

Life style

Shenjat se do t'i mbushni 100 vjet

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

A do t'i prisni të njëqindat, apo do të vdisni të ri në moshë? Shkenca ndoshta ka përgjigjen. Zbuloni cilët njerëz mund ta arrijnë këtë shifër.

Njerëzit që jetojnë 100 vjet e përballojnë mirë stresin Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që i kanë mbushur 100 vjet më mirë e kanë përballuar dhe menaxhuar stresin, në dallim me ata që kanë vdekur të rinj.

Qindvjeçarët nuk janë të trashë Ata që e kanë arritur këtë shifër, kryesisht gjatë gjithë jetës nuk kanë shumë kile, kujdesen çfarë hanë, merren me aktivitete fizike.

Mos pini duhan Midis 100-vjeçëve rrallë se mund ta gjeni ndonjë duhanxhi, në fakt ata që e kanë ndezur dhe e kanë arritur këtë shifër mund t'i numëroni në gishta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat