Lexojeni këtë, nëse ndiheni keq

Life style

Lexojeni këtë, nëse ndiheni keq

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

Mund të flasim gjatë gjithë ditës për vetëbesimin, por nëse nuk thellohemi dhe ta kuptojmë vërtet rëndësinë e saj, këshillat mbeten vetëm fjalë. Ç'mund të bëni në një ditë të keqe, kur bota ju duket bardh e zi dhe gjëja e fundit që mendoni është sa vleni realisht.

1.

Kur shiheni në pasqyrë, mos dëgjoni kritikat negative që bën zëri në kokën tuaj. Komentoni veçori tuajat më të thella se bukuria e jashtme. Ndonjëherë vetes i drejtohemi me gjuhë shumë më të ashpër nga sa do i drejtoheshim njerëzve të dashur.

2.

Shmangni bisedën për peshën. Shpesh, për të thyer akullin, miqtë i komplimentojmë me "qënke dobësuar!", duke nënkuptuar që më parë kanë qënë të shëndoshë. Komplimentojini nga zemra dhe shmangeni bisedën për peshën.

3.

Festoni çdo ditë 3 gjëra. Kemi tendencë të ankohemi për ditën që kaluam (për trafikun, shiun, problemet në punë ose shkollë), por duke njohur të mirat, ushqejmë shpirtin. Kaloni kohë me familjen në darkë dhe falenderoni për të gjitha pjesët e mira të ditës. 

4.

Gjeni diçka që e dashuroni dhe bëjeni me ngulm. Psikologët thonë se virtytet tona shtrihen në 7 fusha: përmbajtja, urtësia, sjellja e njerëzishme, kurajoja, drejtësia dhe përsosmëria. Brenda secilit prej nesh ka talente ende të pazbuluara. Nëse kurajoja është cilësia juaj, atëherë përfshihuni në një mision që lufton për të drejtat. Nëse keni imagjinatë, shkruani ose vizatoni. Ndjenja të tilla ju mbushin me kënaqësi thellësisht.

5.

Ripërkufizoni bukurinë për njerëzit rreth jush. Jetojmë në një kulturë, në të cilën gjykohemi nga pamja e jashtme, flokët, trupi, dhëmbët, etj. Nëse keni fëmijë të vegjël, është e rëndësishme t'i mësoni atyre modele të mira; njerëz që kanë arritur gjëra të mëdha prej punës së tyre dhe cilësive unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat