‘Flutur në flokë’, modeli i kohës së ftohtë që jua ndryshon tërësisht pamjen

Life style

‘Flutur në flokë’, modeli i kohës së ftohtë që jua ndryshon tërësisht pamjen

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:45
Ilustrim

Modeli "butterfly" ose prerja “flutur” është një model flokësh që të jep iluzionin e flokëve të shkurtër. Stili u krijua nga stilisti i famshëm, Sunnie Brook.

Ç’ka të veçantë ky model?

Shtresat rreth kurorës së kokës priten më të shkurtra, në mënyrë që pjesa tjetër e flokëve të duket si një “flutur me krahë të hapur”.

Ne të gjithë e dimë që ndonjëherë, modeli i flokëve që na vjen në mendje është më shumë se i guximshëm, ndonjëherë mund të jetë edhe i tmerrshëm. Duhet shumë kurajë për një stil krejtësisht të ri që kërkon të sakrifikosh gjatësinë, sepse, nëse prerja shkon keq, mund të duhet pak kohë që t’i rritësh përsëri.

Lajmi i mirë është se, nëse aktualisht po mendoni nëse duhet apo jo të bëni një prerje flokësh të shkurtër, ekziston një mënyrë që ju bën të eksperimentoni, por pa e marrë plotësisht guximin për flokë të shkurtër. Ky model quhet "butterfly haircut".

E krijuar si fillim nga stilistja e flokëve dhe ambasadorja e “Biolage”, Sunnie Brook, prerja e flokëve "flutur" lë shtresa më të shkurtra rreth kurorës së kokës duke dhënë iluzionin e flokëve më të shkurtër për të gjitha ato që nuk janë ende gati të guxojnë më shumë. "Është një prerje flokësh me shumë shtresa dhe pritet në atë mënyrë që shtresa e sipërme të mund të ndahet për t'u dukur si një prerje e shkurtër",- tha Brook. "Shtresa më e shkurtër llogaritet rreth dy deri në tre centimetra nën mjekër."

Sipas Brook, kjo prerje flokësh është ideale për të gjitha ato vajza që duan të luajnë me flokët e shkurtër, por pa i prerë plotësiaht ata.

Nëse kjo është prerja që doni të provoni, shikoni edhe këto foto e video dhe mendoni të bëni një ndryshim themelor në pamjen tuaj për kohën e ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat