Shenjat se jeni një maniak i punës

Life style

Shenjat se jeni një maniak i punës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Edhe pse fjala workaholic (maniak i punës) është mjaft e përhapur, fenomeni i vërtetë mund të pengojë marrëdhëniet ndër-personale, si dhe të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik.

Një person “workaholic” ndihet i shqetësuar dhe në ankth kur nuk punon.

Për një person “workaholic”, puna është përparësi. Ka pak gjasa ta kalojnë kohën me njerëz të tjerë, brenda dhe jashtë punës.

Personat “workaholic” i kushtojnë pak ose aspak kohë aspekteve të tjera të jetës.

Një “workaholic” nuk e zotëron problemin. Ata do t’ua hedhin fajin rrethanave, si nevoja për t’u ngritur në detyrë, kolegët dembelë dhe natyrisht, mbingarkesa

“Workaholic” nuk janë të lumtur. Njerëzit të cilët e bëjnë punën e tyre me pasion dhe investojnë shumë energji në atë që bëjnë nuk janë workaholics.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat