Takimi i parë nuk është ai më i rëndësishmi: Kujt duhet t'i kushtoni vëmendje?

Life style

Takimi i parë nuk është ai më i rëndësishmi: Kujt duhet t'i kushtoni vëmendje?

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Takimi i parë është ai që mezi e presim, për të cilin bëjmë prova 100 herë përpara pasqyrës dhe pyesim minimalisht 5 shoqe në WhatsApp për zgjedhjen e veshjes. Na vjen keq t'ju zhgënjejmë, por mos shpenzoni dhe aq energji për takimin e parë me të! 

Sipas ekspertëve të njohjeve të para, takimi i parë është thjesht një shikim i thjeshtë, sipërfaqësor dhe i përgjithshëm. Filloni shqetësohuni për detajet nëse kaloni tek takimi i dytë. Interesat e përbashkëta, idetë, synimet, gjithçka i bashkon dy njerëz, dalin në pah me takimin e dytë dhe po të rimendoni takimet tuaja të para, duket e gjitha një lëmsh i madh.

Pastaj imagjinoni pak situatën e një takimi jo shumë të kënaqshëm: Përse do të duhej të shpenzonim edhe dy orë të tjera me këtë njeri që nuk na la ndonjë përshtypje?

Edhe sipas studimeve djemtë që kanë qëllime serioze, përpiqen të japin më shumë në takimin e dytë, prandaj merreni shtruar me të parin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat