Nëse doni të dukeni me stil, kjo xhaketë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Life style

Nëse doni të dukeni me stil, kjo xhaketë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:23
Këtë model kanë qenë fillimisht personazhet e njohur të huaj që e kanë prezantuar, ndër to dhe Irina Shayk.

Teksa vjeshta është duke trokitur dalëngadalë, janë vënë re edhe modelet e veshjeve që do të kryesojnë këtë sezon të ri.

Mes shumë variantesh, xhaketa në ngjyrë të zezë, lëkurë do të jetë një ‘must’ këtë vjeshtë. Këtë model kanë qenë fillimisht personazhet e njohur të huaj që e kanë prezantuar, ndër to dhe Irina Shayk.

Në disa vende ku vjeshta ka nisur të ndihet edhe me temperaturat e ulta, kjo xhaketë ka qenë zgjedhja e parë e shumë personave.

Pra nëse jeni ende në mëdyshje se çfarë të blini për këtë sezon, tashmë e keni të qartë se ky model xhaketë nuk duhet të mungojë kurrësesi në garderobën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat