Po fillon/mbaron universitetin dhe je i/e virgjër? Mos e vrit mendjen!

Life style

Po fillon/mbaron universitetin dhe je i/e virgjër? Mos e vrit mendjen!

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Gazeta studentore e Harvardit, The Crimson, studion çdo vit studentët e saj në hyrje dhe zbuloi se, brenda klasës së vitit 2022, më shumë se 60% e studentëve të parë raportuan se nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale para se të shkonin në shkollë për të gjashtin vit radhazi. Në mënyrë të ngjashme, një sondazh i vitit 2015 nga The Cut anketoi studentët e universiteteve dhe zbuloi se mbi 40% e tyre ishin të virgjër.

Një studim tjetër, i bërë në kampuset e universiteteve në SHBA, zbuloi se mbi 20% diplomohen pa bërë seks. Për Shqipërinë nuk ka të dhëna të tilla, por mund të krijoni një ide nga 3 studimet e cituara më lart, duke zbritur dhe shtuar ndryshimet dhe diferencimet kulturore të vendeve.

Nga vëzhgimet e fundit, trendi s’do ndryshojë, madje ndoshta shifrat do rriten. Kujtojmë se në korrik të 2021-shit, revista GQ përdori termin “puriteens” - një term që u shfaq për herë të parë në Twitter për të përshkruar të rinjtë që nuk kanë fare ose aspak interes për seksin e rastësishëm.

Megjithatë, shumë njerëz mund të mendojnë se është “turp” të jesh i/e virgjër, nëse je në universitet ose po përfundon studimet, pra je mbi të njëzetat. Sipas Kristen Lila, terapiste seksi, kjo është “pasojë e një preokupimi të vazhdueshëm kulturor me seksin penetrues”.

Nuk është e pazakontë të ndiheni të pasigurt për mungesën e historisë seksuale. Por këto janë shqetësime të rrënjosura në vlerat shekullore që ekzistojnë sot vetëm për të përjetësuar stigmën dhe turpin. Konstrukti i virgjërisë është i fuqishëm dhe daton shumë kohë më parë. Virgjëria është një term biblik dhe i ka rrënjët në patriarkat. U krijua si një mënyrë për të ruajtur seksin për martesë.

Ka shumë presion, turp dhe dëm të shoqëruar me këto dëme dhe të gjitha palët, humbasin!

Ndërtimi i virgjërisë si koncept ka pasoja të ndryshme në shoqëri për gratë dhe burrat. Për vajzat, theksi vendoset te “humbja”, “dhënia” dhe nëse një vajzë ka kryer marrëdhënie me disa djem, asaj i vendosen epitete ofendues edhe nga bashkëmoshatarë, dhe madje edhe nga vajza të tjera.

Nga ana tjetër, burrat janë ata që “heqin virgjërinë” dhe “kanë të drejtën” të lavdërohen për marrëdhënie seksuale. Janë po ata që ndihen edhe më (shumë) të tupëruar nëse nuk kanë kryer marrëdhënie.

Këto dy paralele të vendosura bashkë mjaftojnë për të kuptuar se diçka nuk shkon që në konceptin, që fatkeqësisht, vazhdojnë ta ruajnë edhe shumë të rinj.

Njerëzit duhet të kuptojnë se pak ose aspak eksperienca seksuale nuk tregojnë një "mungesë" të diçkaje, qoftë besim, pjekuri apo dëshirë. Ndjenjat në lidhje me seksin janë të ndërlikuara dhe njerëzit presin të bëjnë seks për të gjitha llojet e arsyeve. Cilado qoftë arsyeja juaj, është e pranueshme dhe duhet respektuar!

Nëse sapo hytë në universitet ose jeni drejt përfundimit të studimeve dhe nuk keni eksperienca seksuale – nuk jeni vetëm. Nuk ka asgjë që nuk shkon me ju dhe kur të vijë momenti i duhur, do kuptoni se jeni stresuar për asgjë.

Përgatitur nga Kristen Lila dhe Luke Thao, terapist seksi dhe terapist familjeje dhe martesash – për Elite Daily

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat