Gjërat që duhet t'i dini për t’i menaxhuar paratë në mënyrën e duhur

Life style

Gjërat që duhet t'i dini për t’i menaxhuar paratë në mënyrën e duhur

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 09:21
Ilustrim

Mënyrat se si mund t’i menaxhoni paratë tuaja janë nga më të ndryshmet dhe të komplikuarat. Ne ju sjellim sipas ‘Bright Side’ 6 këshilla se si t’i kujdeseni për buxhetin tuaj për të pasur një jetë sa më të rehatshme:

1-Bëni investime për veten tuaj.

Investimi më i mirë që mund të bëni është për veten tuaj. Kjo ka të bëjë me të mësuarit dhe të paturit eksperienca të reja, të cilat më vonë do t’ju hyjnë në punë.

2-Kujtoni rregullin e tre 8-ave.

Të gjithë punojnë 8 orë në ditë, flenë 8 orë natën dhe kanë 8 orë për kohë të lirë. Mënyra si zgjidhni të kaloni këtë kohë të lirë ka shumë rëndësi.

3-Shpenzoni më pak para.

Kur ju filloni të ruani paratë tuaja ju bëheni më fleksibël.

4-Kujtoni rregullin e 24 orëve.

Përpara se të vendosni për të blerë diçka prisni 24 orë për të kuptuar nëse ajo gjë që kërkoni ju duhet me të vertetë apo jo.

5-Merrni një minutë në ditë nga koha juaj.

Çdo ditë mundohuni të bëni llogarinë e shpenzimeve tuaja dhe përcaktoni sasinë minimale të parave që ju duhen.

6-Përdorni metodën e krahasimit.

Përpara se të blini atë bluzën kashmir që kushton aq shumë, mendoni se do ishte më mirë nëse do t’i ruanit ato para për pushimet e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat