Sjelljet e dëmshme të prindërve që sipas njerëzve, lëndojnë seriozisht fëmijët

Life style

Sjelljet e dëmshme të prindërve që sipas njerëzve, lëndojnë seriozisht fëmijët

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Sjelljet më poshtë janë vënë në dukje nga njerëz të cilët i kanë përjetuar vetë dhe në një moment të jetës janë përballur me pasojat/traumat e fëmijërisë.

1. "Të qënit ekstremisht strikt. Fëmijët e prindërve shumë striktë mësojnë të gënjejnë, të vjedhin apo të bëjnë gjëra fshehurazi. Të jesh aq i rreptë nuk i mëson fëmijës asgjë veçse i largon ata prej tyre. S'kanë besim dhe nuk presin mbështetje nga dikush që vetëm mund t'i ndëshkojë apo kritikojë. Sigurisht ka nevojë për rregulla dhe kufij, por fëmijët duhet të kenë hapësirë për sekretet e tyre dhe të dinë që kanë njerëz që besojnë tek ta."

2. "Kur prindërit janë të divorcuar, të flasësh keq për prindin tjetër para fëmijës është e tmerrshme. E kam kaluar vetë dhe tani që jam rritur, kur kujtoj tim atë që përpiqej ta nxirrte kaq nënën time, nuk ndjej respekt për të."

3. "Prindërit mund të jenë vërtet të lodhur, por bëjnë shumë gabim kur i kërkojnë fëmijëve të pushojnë së foluri. Në këtë moment ai ndjen se ju s'doni t'i dëgjoni dhe nuk tregoni interes për historitë e tyre. Thënë këtë, fëmijët mbyllen në vete dhe nuk tregojnë më."

4. "Kur s'i lini në privatësinë e tyre. Fëmijët kanë nevojë për privatësi, prandaj mos kërkoni të dini çdo detaj rreth jetës së tyre dhe t'i kontrolloni me posesivitet. Do të rrisni fëmijë të pasigurtë dhe me trauma."

5. "Mos i detyroni të përqafojnë apo puthin njerëz që nuk duan! Ata janë të zotët e trupit të tyre dhe kur refuzojnë prekjen me dikë tjetër mos ngulmoni. T'i mësosh të jenë të sjellshëm është diçka dhe t'i detyrosh është diçka tjetër."

6.  "Krahasimi me të tjerët. S'është kurrë mirë dhe nuk i mëson asgjë të re. Ulni vetëbesimin e tyre më shumë nga ç'e imagjinoni."

7. "Diskutimi i problemeve të të rriturve para tyre. Mos i ngarkoni! Fëmijët dëgjojnë më shumë nga ç'mendoni ju."

8.  "Mësojini atyre vlerën e vërtetë të parasë nëse s'doni telashe më vonë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat