Këshilla të thjeshta dhe efektive për të hequr qafe skajet e ndara të flokëve

Life style

Këshilla të thjeshta dhe efektive për të hequr qafe skajet e ndara të flokëve

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Përdorimi i shtuar i produkteve dhe pajisjeve të flokëve përveç ndotjes dhe pluhurit, mund t’i bëjë flokët të duken të pajetë. Një pasojë tjetër e zakonshme janë edhe skajet e ndara. Ato në përgjithësi ndodhin kur flokët tuaj nuk marrin lagështi të mjaftueshme, duke çuar në ndarjen e fijeve të flokëve kah fundi.

Për të trajtuar këtë problem, duhet të përfshini  edhe disa zakone të kujdesit të flokëve. Dermatologia indiane, Aanchal Panth, kohët e fundit, ndau disa këshilla të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe skajet e ndara.

*Përdorni një bluzë të vjetër pambuku ose peshqir pambuku për të fshirë kokën. Kjo cilësohet si mënyrë më e mirë dhe më pak e ashpër për flokët.

*Përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë për të krehur flokët kur janë të lagura. Mos përdorni furça pasi kjo mund t’i dëmtojë flokët tuaj.

*Përdorni kondicioner pas çdo larje flokësh.

*Mund të përdorni një maskë flokësh një herë në javë. Lëreni për rreth 15-20 minuta, vishni një kapelë dushi sipër dhe më pas mund ta lani kokën.

*Mundohuni t’i mbani pajisjet e ngrohjes si tharëse flokësh dhe drejtueset në minimum. Nëse është e nevojshme, së pari mund të përdorni llak mbrojtës ndaj nxehtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat