Si u duket personaliteti ynë të tjerëve?

Life style

Si u duket personaliteti ynë të tjerëve?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Si ndikon personaliteti ynë tek të tjerët? Çfarë lloj njerëzish janë në gjendje të ndikojnë në emocionet e të tjerëve? Kjo ishte tema e hulumtimit në një seri studimesh.

Pjesëmarrësit në një eksperiment kërkimor përfunduan një grup të madh dhe gjithëpërfshirës të masave të personalitetit, duke përfshirë tipare të tilla si të qenit ekstrovert, dominimi, impulsiviteti etj. Atye më pas iu kërkua të shprehnin emocione të ndryshme themelore si lumturi, trishtm, zemërim dhe befasi - në një aparat fotografik, duke thënë fjali "neutrale". Njerëzit që do gjykonin më pas panë videot dhe u përpoqën të përcaktonin emocionet që po dërgoheshin. Rezultatet matën sa të mirë janë njerëzit në dërgimin e saktë të emocioneve te të tjerët.

Cilat tipare të personalitetit lidheshin me aftësinë për të përcjellë me saktësi emocionet?

Çuditërisht, dhe në kundërshtim me pritshmëritë, ekstrovertët nuk ishin vazhdimisht të saktë në shprehjen e emocioneve. Në vend të kësaj, aftësia për të dërguar më shumë ndjesi emocionale u lidh me të qenit dominues ose tipi i personit që i pëlqen të jetë i dukshëm "në skenë" në situata sociale. Këto rezultate sugjerojnë se disa lloje njerëzish duket se i përmirësojnë aftësitë e tyre në përcjelljen e emocioneve te të tjerët, por këta nuk janë domosdoshmërisht ekstrovertët.

Në një eksperiment të dytë, pjesëmarrësit shprehnin emocione më komplekse (simpati, krenari, joshje) në të njëjtën mënyrë. Rezultatet ishin të njëjta. Individët ekspozues dhe dominues ishin më të suksesshëm edhe me këto emocione më komplekse dhe të vështira për t’u deshifruar. E rëndësishmja, të njëjtët individë që ishin të mirë në dërgimin e emocioneve më të thjeshta, më themelore (lumturia ose zemërimi), ishin gjithashtu më të suksesshëm në shprehjen e emocioneve komplekse të tilla si simpatia dhe joshja.

Cilat janë përfundimet?

Aftësia për të shprehur saktë emocionet tek të tjerët, stimulohet nga dëshira për t'u shfaqur dhe për të ndikuar te të tjerët. Ka të ngjarë që këto tipare të personalitetit të shtyjnë individë të caktuar të zhvillojnë aftësi në shfaqjen e emocioneve. Hulumtimet e mëvonshme sugjerojnë se kjo aftësi e përçimit të emocioneve është një aftësi e mësuar dhe e zhvilluar - jo domosdoshmërisht diçka me të cilën kemi lindur. Kjo ka kuptim sepse kërkimet mbi karizmën sugjerojnë se ajo  është diçka që mund të mësohet dhe zhvillohet. Karizma shoqërohet me aftësinë për të përcjellë emocione për të ngjallur besim dhe frymëzim të tjerët. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit karizmatikë janë në gjendje të ndezin emocione tek ndjekësit, si emocione pozitive, por edhe emocione negative, të tilla si zemërimi

Për më tepër, shumë njerëz tërhiqen nga individët karizmatikë, pavarësisht pamjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat