8 fakte rreth vaginës që me siguri s'jua kanë mësuar në shkollë

Life style

8 fakte rreth vaginës që me siguri s'jua kanë mësuar në shkollë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Na duhet t'ju kujtojmë se flasim shumë pak për shëndetin vaginal, pavarësisht se duhet të ishte e kundërta. Eshtë kaq e rëndësishme ta njihni me detaje që më pas ta doni dhe ta kuptoni drejt! Më poshtë do të gjeni disa informacione rreth saj që me shumë gjasa, s'jua kanë thënë gjatë orës së biologjisë.

1. Vagina kanë fuqinë të pastrohen vetë, prandaj s'duhet të përdorni asnjë lloj solucioni. Kurrë.

2.  Duhet të bëni kujdes me çfarë fusni në ~kopshtin tuaj sekret~. Përfshi këtu lubrifikantët e ndryshëm dhe lodrat e seksit. Eshtë shumë e thjeshtë të harrosh sa delikat është pH rreth vaginës, prandaj mos merrni gjënë e parë që ju del para. Sigurohuni që lodrat të jenë të pastra para përdorimit. 

3. Antibiotikët ndikojnë gjithashtu në pehashin e vaginës, prandaj merrni probiotikët për të balancuar gjërat.

4. Meqë ra fjala tek ekuilibri, urinoni gjithmonë pas seksit. 

5.  Vishni të brendshme miqësore me lëkurën dhe lëreni të "marrë frymë" lirisht. Nëse është e mundur, flini lakuriq.

6.  Kur fshijeni bëjeni nga para-pas. Përsërisim: Para-pas!

7. Shkarkimet vaginale janë komplet normale, prandaj mos u habisni nga çfarë shihni!

8. Duhet të shkoni rregullisht tek mjeku juaj dhe bëni gjithë pyetjet që keni në kokë rreth saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat