3 ritualet që duhet ti bëni për Halloween

Life style

3 ritualet që duhet ti bëni për Halloween

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Halloween është afër, tri rituale që nuk duhet të harroni në prag të festës.

Si një prej ditëve më të rëndësishme të sezonit të Akrepit, është koha të zbuloni disa ide të reja për Halloween-in, Për transformimet dhe për botën e përtejme.

31 tetori njihet si Samhain, një festë tradicionale pagane, e cila u kushtohet të korrave të vjeshtës dhe të kuptuarit tonë më modern të Halloween-it. Samhain na kujton të konsiderojmë gjërat që mbjellim dhe korrim në këtë kohë, para se i ftohti dhe errësira të pushtojnë jetën tonë në muajt e ardhshëm.

Për shkak se Halloween-i është një natë e fuqishme edhe për ritualet që na japin një sens më të thellë për veten dhe universin, mirë është që para se 31-shi të trokasë, të ndiqni disa këshilla për ta pritur sa më mirë festën. Këtu janë tri mënyra për të mposhtur energjinë gjithëpërfshirëse dhe jo rrallëherë shkatërruese të Akrepit.

Bëni një dush për të pastruar veten nga “energjia” e sezonit (çdo energji negative e retrogradës së Mërkurit)

Ndërsa retrograda e Merkurit merr një kthesë në shenjën e Akrepit, përkon edhe me natën e Halloween-it. Me siguri, doni të largoni çdo lloj keqkuptimi dhe stresi që keni krijuar gjatë kohëve të fundit.

Meqenëse Halloween-i është dita e vitit kur bota fizike dhe ajo shpirtërore kanë pikëtakime, është mirë që të gjesh pak kohë për veten dhe të ulesh në një vaskë të mbushur me ujë dhe me disa vajëra esencialë apo erëza të ndryshme, si rozmarinë, koriandër, hithër etj.

Si një shenjë uji, Akrepi na ndihmon që energjinë e fuqishme ta kthejmë në të mirë të vetes. Pas kësaj “kure”, trupin do ta ndieni më të freskët.

Çfarë ju duhet:

Qirinj me ngjyra të vjeshte (portokalli, e zeza dhe e artë)

Bimët e vjeshtës (koriandër, hithër, rozmarinë dhe artemisia)

Udhëzime:

Vendosni të gjitha bimët në vaskë dhe lërini për disa minuta. Rrethojeni vaskën me qirinj në ngjyrat e stinës. Pastaj, fikni dritat dhe lejoni që “e kaluara” të shpëlahet nga trupi juaj.

Krijoni një altar shpirtrash të paraardhësve

Halloween-i është një festë që lidhet me të vdekurit, kështu që ngritja e një altari për të komunikuar me të parët është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar. Altarët e njerëzve që janë larguar nga jeta shpesh vendosen në zona të veçanta në shtëpi, si kuzhina ose dhoma e ndenjjes.

Çfarë ju duhet:

Një vend për të ngritur altarin

Uji, temjan

Një mbulesë tavoline e bardhë

Fotografitë dhe sendet personale të të afërmve që janë ndarë nga jeta

Udhëzime:

Gjeni një hapësirë të sigurt në shtëpi dhe pastrojeni me ujë sherebele. Pasi të vendosni mbulesën e tavolinës, mund të shtoni disa pika uji ose të digjni temjan. Vendosni fotografi dhe sende personale të të afërmve, me të cilët ndjeheni më shumë të lidhur. Përdorni sende dhe artikuj që ju kujtojnë ata, një ushqim ose lule e preferuar.

Ndizni qirinj për të lidhur bashkë të shkuarën me të ardhmen

Ndërsa përgatitemi të fillojmë marshimin e gjatë të dimrit, është e rëndësishme të marrim kohë për të reflektuar se ku kemi qenë dhe ku po shkojmë. Me Hënën e re të Akrepit, ky është një moment i shkëlqyer për t’i lënë pakënaqësitë të shkojnë dhe të pastrojnë rrugën për dëshirat e freskëta.

Çfarë ju duhet:

Qiri i zi

Qiri i bardhë

Ditar

Udhëzime:

Filloni duke ndezur një qiri të zi, i cili përfaqëson çdo frikë ose siklet nga viti i kaluar, nga i cili doni të shpëtoni. Mund të shkruani një copë ditar rreth dëshirave pasi qiriri digjet. Qiriri i zi, gjithashtu, mund të çlirojë energji ose marrëdhënie të cilat kohët e fundit kanë qenë të koklavitura. Tani për tani, Venusi (planeti i dashurisë) është gjithashtu në Akrep, kështu që kjo është një vendosje intensive që mund të çojë në xhelozi, por njëkohësisht mund të na shtyjë të krijojmë lidhje me rrënjë më të thella. Kjo nuk është koha më e mirë për t’i lënë gjërat rastësore.

Tani, ndizni qirinjtë e bardhë, duke simbolizuar shpresën dhe qëllimin e mirë. Mendoni ose shkruani në ditar për atë që dëshironi të fitoni ose të manifestoni në këtë sezon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat