Maska që duhet të përdorni për të shëruar lëkurën nga dëmtimet e nxehtit të verës

Life style

Maska që duhet të përdorni për të shëruar lëkurën nga dëmtimet e nxehtit të verës

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Gjithçka që iu duhet të ia ktheni shkëlqimin fytyrës!

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë.

Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës.

Nqs edhe ju jeni një ndër ato femra që ka njolla kafe në fytyrë dhe jeni lodhur duke provuar kremëra dhe trajtime jo të efektshme, maska e mëposhtme është ajo që ju duhet.

Përbërësit: 6 aspirina, 50 gr kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Shtypni fillimisht aspirinat derisa të kthehen në trajtë pluhuri. Më pas bashkojini me kosin dhe mjaltin.

Pasi të jetë formuar masa homogjene ruajeni në një vazo të vogël qelqi. Lëreni kremin të lidhet mirë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe më pas mund ta përdorni dy herë në ditë.

Në mëngjes, përpara se të aplikoni kremin kundra diellit dhe në darkë para se të shkoni në shtrat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat