Ju është caktuar biseda për një punë dhe keni frikë? Me këto këshilla, pozita ju buzëqesh

Life style

Ju është caktuar biseda për një punë dhe keni frikë? Me këto këshilla, pozita ju buzëqesh

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Edhe pse është krejtësisht normale të kesh ankth pozitiv nga një punëdhënës, mos lejo të të bllokojë

Mos u shqetësoni, pas një CV-je të përgatitur mirë, pas një letre motivimi dhe pas një marrëveshjeje, ju takon të lini një përshtypje të mirë te punëdhënësi, këto këshilla janë vendimtare.

1. Jini të përpiktë – nëse intervista juaj është caktuar për orën 10 të mëngjesit, paraqituni në vendin tuaj të ardhshëm të punës të paktën 10 minuta më herët, në mënyrë që të mos krijoni stres shtesë, duke kërkuar rrugën, katin, zyrën. Koha shtesë do t’ju ndihmojë të përqendroheni dhe shefi do të shohë që ju jeni i përgjegjshëm.

2. Le të jetë veshja juaj minimaliste, por e denjë për pozitën që synoni – megjithëse kostumi nuk do të lërë përshtypje se çfarë punëtori ose kreatori jeni, mund të vërë në pah që ju kujdeseni për veten, respektoni institucionin, bashkëbiseduesin, si dhe angazhimin në biznesin që ju ofrohet…

3. Mos u mburrni shumë, por bazohuni në përvoja të sakta – edhe pse është e dëshirueshme që punëdhënësit t’ia nxirrni në pah të gjitha cilësitë tuaja, mos jini jorealistë, t’ia përmendni aftësitë me të cilat nuk merreni vërtet në realitet, sepse mund të jetë një shpatë me dy tehe.

4. Mos lejoni që frika t’ju bllokojë, por flisni për pritjet tuaja nëse nuk keni besim të mjaftueshëm për pyetje shtesë, theksoni të paktën atë që prisni nga pozita që e synoni, për të kuptuar fillimisht nëse keni të njëjtat ide si ekip.

5. Bashkëngjitni një letër motivuese që e keni shkruar me zell – nëse pozita që synoni kërkon këtë formë prezantimi, gjithmonë përpiquni të jeni në nivelin e detyrës, sepse mund t’ju veçojë nga masa e konkurrentëve, dhe kështu do të tregoni se jeni kreativ, i shkathët dhe i gatshëm për t’u angazhuar.

6. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sjellshëm – mos u ulni të ngurtësuar dhe të përkulur gjatë intervistë së punës, pasi kjo do të lërë përshtypjen e një personi pa qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat