Çfarë ndodh me fotografitë pasi ne i fshijmë

Life style

Çfarë ndodh me fotografitë pasi ne i fshijmë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Kur ju fshini një skedar në një kompjuter, mendoni se ndoshta ai është zhdukur përgjithmonë, por në fakt nuk është kështu.

Fshirja e një skedari, vetëm sa i heq etiketën që i tregon kompjuterit se dosja është atje.

Të gjitha të dhënat që kanë qenë pjesë e dosjes, do të jenë diku aty në hard- diskun tuaj.

Është pak a shumë si të grisësh kopertinën e një libri, por duke i lënë të gjitha faqet e tjera – libri mund të ketë ikur, por informacioni është ende atje.

Dosja mund të fshihet vërtet kur kompjuteri ruan përfundimisht diçka të re, pikërisht aty ku dosja e vjetër ndodhet në disk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat