Disa fjalë dhe fraza që i bëjnë njerëzit të mendojnë se nuk jeni shumë profesionistë

Life style

Disa fjalë dhe fraza që i bëjnë njerëzit të mendojnë se nuk jeni shumë profesionistë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

“Para se të flisni, pyesni veten nëse ajo që po thoni është e vërtetë, është e sjellshme, është e nevojshme dhe a është e dobishme. Nëse përgjigjja është ‘jo’, ndoshta bëni mirë të mos e thoni.” - Bernard Meltzer.

1. Nuk mundem.

“Pavarësisht nëse mendoni se mund ta bëni një gjë ose jo, keni të drejtë,” është një nga citatet më të famshme të Henry Ford. Disa gjëra janë të padiskutueshme – për shembull, ju nuk mund të sfidoni gravitetin. Por për disa raste të tjera, është më mirë të mos përdorni “nuk mundem”. Shumicën e kohës, ajo që mund ose nuk mund të bësh është një zgjedhje. Në vend të “nuk mundem”, thoni “zgjedh të mos...”.

2. Shumë.

Ndonjëherë, “shumë” mund ta bëjë fjalinë të duket si dembele. Në thelb, mund të ndodhë të mos thotë asgjë. Në vend të “shumë i lodhur”, përdorni “i rraskapitur”.

3. Kjo nuk është puna ime.

Nëse “kjo nuk është puna ime” nënkupton që jeni më pak të kualifikuar për një detyrë të caktuar, ndoshta duhet të rimendoni se çfarë të thoni. Kini parasysh se kur ju kërkojnë të bëni diçka, duhet të jeni të hapur që të merreni me punë jashtë fushës suaj sepse më shumë përgjegjësi do të thotë më shumë mundësi.

4. Nuk kam kohë.

T’i thuash një bashkëpunëtori, shefi ose klienti se nuk keni kohë është diçka e vrazhdë. Gjithashtu mund të tregojë se keni probleme me menaxhimin e kohës. Në vend të kësaj, thoni “a mund ta diskutojmë këtë kur të përfundoj projektin me të cilin po merrem?” ose “jam i zënë sot, por më thoni kur ju duhet që t’ju them nëse mund ta marr përsipër”.

5. Do ta keni së shpejti.

“Së shpejti” lë vend për interpretim. Pa afate të përcaktuara, gjërat humbasin. Të vendosurit një datë të qartë, mund t’ju ndihmojë të jeni më të përgjegjshëm. Nëse keni nevojë për kohë, mund të thoni “do ta keni gati maksimumi të mërkurën”.

6. Nuk e di.

Ka një ndryshim mes “nuk e di kur do vijë dërgesa” dhe “dërgesa ishte planifikuar të vinte të hënën; Do të kontaktoj me kompaninë dhe do t’ju njoftoj”.

Sigurisht që jo të gjitha fjalët dhe frazat lënë përshtypje të gabuar, por në varësi të kontekstit, mund të ndikojnë negativisht. Fakti që jeni të vetëdijshëm se çfarë të thoni në një situatë të caktuar, do t’ju ndihmojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat