Kjo është mënyra më e mirë për të fituar muskuj

Life style

Kjo është mënyra më e mirë për të fituar muskuj

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Kanada besojnë se kanë gjetur formulën e përsosur për meshkujt që të fitojnë muskuj dhe të heqin dhjamin shumë shpejtë.
Metoda përfshin ushtrime të vazhdueshme dhe reduktim të marrjes së ushqimit për 40%, një metodë kjo që ekspertët thonë që tregoi shumë sukses gjatë studimit të tyre.

Ekipi në Universitetin McMaster në Ontario, Kanada, studioi 40 meshkuj të rinj të cilët ishin ndarë në dy grupe.

Që të dyja grupeve iu kërkua që të ndiqnin një dietë me kalori të ulët dhe një rutinë ushtrimesh prej 6 ditëve për një muaj. Megjithatë, njëri grup hëngri më shumë proteina se tjetri.

Shkencëtarët gjetën se grupi që hëngri më shumë proteina fitoi rreth 2.5lbs në muskuj, edhe pse nuk kishin ngrënë ushqim mjaftueshëm. Ata humbën gjithashtu 10.5lbs dhjam, mesatarisht.

Grupi tjetër, në ndërkohë, nuk fituan muskuj por as nuk i humbën ata. Ushtrimet, posaçërisht ngritja e peshave, ofron një sinjal se muskujt mund të fitohen edhe kur nuk merrni shumë kalori, thanë studiuesit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat