Përdorimet e sodës së bukës që do iu lehtësojnë jetën!

Life style

Përdorimet e sodës së bukës që do iu lehtësojnë jetën!

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Ka shumë përdorime të cilat mund të mos i keni ditur, që janë shumë të dobishme.

Edhe pse ne e përdorim atë, shpesh në jetën tonë të përditshme, soda e bukës është ende një mister për shumë njerëz në lidhje me cilësitë e saj. Ajo siguron përfitime të shumta shëndetësore për shëndetin e njeriut. Soda është e lirë dhe ju mund ta gjeni atë kudo.

Ja 11 gjërat për të cilat mund të përdoret soda:

Si një deodorant natyral

Po të aplikoni pak sodë në sqetullat tuaja era e keqe do të zhduket.

Mbrojtje nga pickimet

Nëse aplikoni pak sodë buke dhe ujë në vendin ku jeni pickuar, do të parandaloni kruajtjet.

Kundër urthit dhe ulçerës

Përzieni ½ gotë me ujë me ½ lugë  sodë buke dhe pijeni 1 herë në ditë, në mënyrë që të trajtoni acidin në stomak, urthin dhe ulçerën.

Pastrues i këmbëve 

Miksoni ujë të ngrohtë me 3 lugë gjelle sodë buke dhe fusni këmbët tuaja në të.

Si një dezinfektues shumë i mirë 

Përzieni uthull molle dhe pak sodë buke. Pas kësaj ju mund të pastroni vaskën me të.

Si pastrues duarsh

Teksa lani duart shtoni një lugë kafe me sodë. Kjo do të largojë papastërtitë dhe aromat e pakëndshme.

Rregullon çarjet e lëkurës (si puna e plagës)

Përzieni 1 lugë gjelle sodë me një filxhan çaji me ujë. Aplikojeni dy herë në ditë në zonën e prekur për ti shëruar plasaritjet.

Për djegiet nga dielli

Shtoni gjysmë filxhan çaji sodë në ujë të ngrohtë dhe e aplikoni në lëkurë për të trajtuar djegiet nga dielli.

Heq “gurezat” tek dhëmbët

Studimet provojnë se soda e bukës heq gurezat tek dhëmbët më mirë sesa një pastë tradicionale.

Ajo eliminon bakteret në gojë

Përzieni pak sodë buke dhe kripë për të hequr qafe bakteret në mishrat e dhëmbëve.

Zbardh dhëmbët

Merrni një luleshtrydhe dhe përziejeni atë me ½ lugë sodë. Pastaj, aplikojeni atë në dhëmbët tuaj dhe lëreni  të qëndrojë për 5 minuta. Bëjeni këtë një herë në javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat