Maska nga mjalti dhe tharmi kundër rënies së flokëve

Life style

Maska nga mjalti dhe tharmi kundër rënies së flokëve

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Në vend se të shpenzoni para në preparate të shtrenjta kimike, provojeni një ilaç të lirë, por efikas nga natyra kundër rënies së flokëve Maskat nga tharmi i bukës u përshtaten të gjitha llojeve të flokëve, dhe janë të pazëvendësueshme në luftën kundër rënies së flokëve dhe për rritjen e tyre më të shpejtë. Me përdorimin e maskave nga tharmi mund të arrini efekte të jashtëzakonshme.

Por, zbatimi i procedurave për rimëkëmbje të flokëve duhet të jetë sistematik, e jo i kohëpaskohshëm. Në këtë rast,nuk do të prisni shumë gjatë për një rezultat efikas, të shpejtë dhe afatgjatë. Maska nga tharmi përdoret një herë në javë, në 10 deri në 15 procedura. Më pas bëhet një pauzë dhe përsëritet sipas nevojës. Nëse qëllimi juaj është shërimi i flokëve - përtëritja dhe forcimi i flokëve të dëmtuar - maskat me bazë tharmi aplikohen 2 herë në javë, në kohëzgjatje prej 6-8 javë. Sipas nevojës, procedurën e përsëritini për tre muaj.

PËRGATITJA:

Në një lugë të madhe me qumësht të ngrohtë e tretni një lugë të kafesë me mjaltë, dhe i shtoni 20 gramë të tharmit të freskët të bukës. Më pas në të e shtoni një të verdhë të vezës. Të gjithë përbërësit i përzinim mirë. Përzierjen e fituar e aplikoni në flokë të pastër të lagët. I mbështillni me qese najloni dhe me peshqir. E lini në kokë për së paku një orë, e më pas flokët i lani me ujë dhe u qitni balsam. Maska e tillë kërkon ngrohje (me peshqir ose kapelë) në mënyrë që të formohen kushtet më të mira për rritje të kolonive të kërpudhave të tharmit. Me shtimin e tyre rritet edhe sasia e proteinave, vitaminave dhe mineraleve, që depërtojnë në rrënjë të flokëve. Aroma, të cilën do ta ndieni gjatë kohës së veprimit të maskës, zhduket pas larjes, kur flokët thahen tërësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat