Si t’i dalloni ‘kolegët toksikë’?

Life style

Si t’i dalloni ‘kolegët toksikë’?

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Më poshtë janë 7 tregues për të njohur një “koleg toksik” dhe pse jo, edhe t’i qëndroni larg!

Shpesh njerëzit vuajnë nga ankthi apo pagjumësia e shkaktuar nga puna. Megjithatë, vuajtje të tilla shpesh i shkaktojnë të ashtuquajturit “toxix workers” (punonjësit toksikë) ose kolegët që kanë ndikim negativ në mjedisin e punës, produktivitetin e kolegëve – me pak fjalë në të gjithë ekipit – dhe në shëndetin e atyre që çdo ditë kalojnë kohë së bashku, shkruan VanityFair.

“‘Toxic workers’ kanë ndikim negativ në mjedisin e punës, pasi i kalojnë ditët duke u ankuar se kanë shumë punë apo për një koleg, apo mendojnë se drejtuesi i tyre i ka vënë në shënjestër. Bashkëpunimi me këta njerëz, pa u përfshirë nga kjo vorbullë negativiteti, në afat të gjatë mund të bëhet i vështirë, pasi veprimet e tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin nivelin e stresit të personave, me efekte shkatërruese edhe në rendimentin e tyre.

Kufizimi i ndikimit të tyre negativ nuk është i thjeshtë, por përpjekja për të vënë barriera është e rëndësishme: mbase duke u përpjekur t’i shpjegoni kolegut se ka edhe aspekte pozitive të cilat ai nuk i merr në konsideratë, duke ndarë anët më stimuluese të punës ose duke e ndihmuar atë të ndryshojë këndvështrimin” – thotë Francesca Contardi, managing director në EasyHunters.

Më poshtë janë 7 tregues për të njohur një “koleg toksik” dhe pse jo, edhe t’i qëndroni larg!

Nuk përfshihet në ekip

Prirja e pakët për të punuar në grup është tregues i qartë i një “kolegu toksik” që nuk humb asnjëherë rastin për të nxjerrë në pah punën e tij dhe rezultatet, por mbi të gjitha priret gjithnjë të zvogëlojë meritat e të tjerëve.

Bashkëpunon pak

Bëhet fjalë për një koleg që në momentin kur krijohen situata të vështira nuk ofron mbështetje të dobishme për të zgjidhur problemin në kohën më të shkurtër, por gjen gjithnjë mënyrën për të përfituar dhe për t’u dukur më i mirë. Në fakt, suksesi i të tjerëve për të është frustrim për të.

Është “më i miri”

Ata që priren të festojnë më vete sukseset nuk e bëjnë haptazi, por me një qëndrim tinëzar. Për shembull, kur është në publik, kujton momente kur të tjerët kanë bërë një gabim apo janë qortuar nga drejtuesi.

Është gjithnjë dakord

Gjatë mbledhjeve nuk i kundërshton kurrë eprorët dhe është gjithnjë plotësisht dakord me vendimet e tyre. Megjithatë, sapo mbaron mbledhja, nuk humb kohë të shfaqë mospëlqimin dhe të ankohet.

Hakmerret

Nuk përpiqet kurrë të zgjidhë një mosmarrëveshje apo një keqkuptim të vogël drejtpërdrejt me kolegun e përfshirë, por ia

raporton incidentin shefit për ta bërë kolegun të duket keq në sytë e të tjerëve.

Është shkatërrues

Ai i pëlqen kritikat shkatërruese dhe ankesat e vazhdueshme: jo rastësisht, ai ankohet për çdo gjë edhe kur nuk ka një arsye të vërtetë dhe thekson aspektet e një historie, një pune ose një situate të pakëndshme.

Pëlqen thashethemet

Është një burim i vërtetë lajmesh – shpesh të pavërteta – që lidhen me jetën e kolegëve, drejtuesit apo bashkëpunëtorëve. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për gjëra të vërteta apo konkluzione të thjeshta, “punonjësi toksik” do t’i përhapë ato sa më shpejt të jetë e mundur pavarësisht nga ndikimet negative të këtij lloj komunikimi. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat