Pasionet, dëshirat dhe dobësitë forcohen

Life style

Pasionet, dëshirat dhe dobësitë forcohen

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Që prej kësaj fundjave, Dielli ndryshon lëkurë, stil dhe energji. Do të kalojë nga atmosfera e lehtë e shenjës së Peshores në një më të fortë dhe më intensive të të jetuarit dhe të të interpretuarit të momentit, do të kalojë pra, në Akrep.

Gjithçka ndryshon dhe modifikohet: nga një periudhë kohore e ekuilibruar dhe me gjëra të lehta, tashmë Dielli na çon në një dimension më intensiv, ku pasionet, dëshirat dhe dobësitë amplifikohen dhe vendosen në plan të parë. Gjithmonë.

Akrepi është në një periudhë qartësimesh me veten dhe deri në fund të vitit mund të mbështetet tek miqësia e çmuar e Jupiterit që do t’i sjellë fat dhe shumë zbavitje. Veç të tjerash, Marsi është shumë pranë, duke dhuruar forcë të madhe dhe pasion.

Përveç akrepit, nga ky spostim do të përfitojnë edhe Dashi, Gaforrja, e Bricjapi, shenja që do të bëjnë paqe me forcat e jetës. Peshorja do të jetë më e qetë, më e tërhequr, por është më mirë kështu.

Demi, Luani dhe Ujori do të duhet të përmirësojnë mënyrën si shprehen dhe të tregojnë interes dhe përfshirje me njerëzit që duan, që jetojnë bashkë me ta.

Binjakëve do t’ju vijë spontanisht dhe do ta kenë të thjeshtë të merren me gjëra të vogla, Virgjëresha do të gjejë dëshirën dhe kapacitetin për të komunikuar, për të tërhequr gjithë vëmendjen drejt vetes.

Shigjetari do t’i ngadalësojë pak gjërat, kurse Peshqit do të shijojnë një performancë fizike dhe një mirëqenie më të mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat