Muret për të shmangur trishtimin, mbajnë larg edhe gëzimin!

Life style

Muret për të shmangur trishtimin, mbajnë larg edhe gëzimin!

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Do filloj me këtë frazë: “Muret që ndërtojmë rreth vetes për të shmangur apo mbajtur larg trishtimin, mbajnë larg edhe gëzimin”! Siç e keni kuptuar, ne jemi në epokën e imazhit të idealizuar, një imazh që projektohet kryesisht përmes mediave sociale, të një vete-je të përsosur, pa të meta të natyrës fizike dhe psikologjike.

Ky trend promovohet përmes shprehjeve “Positive vibes”, “Hajde se do të kalojë”, “Mos u shqetëso”, “Mos u streso”, “Mendo pozitivisht”, “Bëhu pozitiv”, “Ndalo së qari”…, dhe në këtë pikë personi duhet të përballet me ngjarjen negative që i shkakton atij dhimbje, pikëllim etj dhe nga ana tjetër fajin dhe turpin që nuk ka psikikën “perfekte” të disa njerëzve të tjerë “joshës”.

Oh jo, jo!

Mohimi i ndjenjave të vërteta nuk ju lejon të kuptoni veten tuaj të vërtetë dhe nevojat tuaja reale.

Kur të njihni emocionin më të thellë, do të bëni ndryshime thelbësore të ndërgjegjshme, në vend që ta detyroni veten të ndiheni mirë, të mendoni pozitivisht dhe të ndjeni se do të kalojë.

Vëzhgoni emocionin, përjetojeni, vlerësojeni dhe pranojeni. Vëzhgimi i vetes është çelësi i transformimit tuaj.

Ju keni të drejtë të qani, të stresoheni, të keni frikë…,  të prekni fundin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat