Çfarë problemi seksual shkakton dhjami i tepërt i barkut?

Life style

Çfarë problemi seksual shkakton dhjami i tepërt i barkut?

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Hulumtimet shkencore zbulojnë se dhjami i tepërt i barkut rrit shanset për mosfunksionim erektil për meshkujt e moshës së mesme

Nëntë nga dhjetë burra të moshës së mesme me perimetër të belit më të madh se 101 cm kanë një problem me disfunksionin erektil, sipas një studimi të botuar në Journal of Sexual Medicine.

Gjetjet tregojnë se kjo përqindje ishte 25% më e lartë se për ata me perimetër të belit 94 cm, të cilët prireshin të përjetonin vetëm vështirësi të lehta ereksioni.

Gjithashtu, meshkujt me perimetër më të madh të belit (barkut) kishin pothuajse 25% më pak orgazma dhe ishin më pak të kënaqur seksualisht.

Yndyra e tepërt e barkut redukton rrjedhjen e gjakut të nevojshme për performancën seksuale dhe ndikon në nivelet e testosteronit, thonë studiuesit turq që kanë kryer studimin.

“Kjo është diçka e ngjashme me atë që ndodh me arteriet kur shfaqet një sëmundje e zemrës”, thotë profesor Mustafa Bolat.

Duke komentuar gjetjet e studimit, seksologu Phillip Hodson thekson se “barku më i madh i një mashkulli nuk është i dëmshëm vetëm për zemrën në nivel fizik. Tashmë ka një lidhje të qartë me fillimin, vazhdimin apo përfundimin e aktit seksual. “Yndyra e barkut gjithashtu konverton testosteronin në estrogjen, duke ndërhyrë kështu në ekuilibrin e duhur hormonal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat