Lidhje në distancë, bëni këto 3 ndryshime

Life style

Lidhje në distancë, bëni këto 3 ndryshime

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një transferim i papritur në punë, një bursë studimi për të cilën kishte aplikuar para shumë kohësh apo thjesht nevoja për t'u larguar e provuar diçka të re! Ju ka ndodhur të gjendeni përballë një situatë të tillë e cila mund të ndryshojë gjithçka? Dhe pyetja e parë që lind natyrshëm është si do të jetë lidhja juaj, do të mund të përballoni presionin e kohës, largësisë dhe mallit.

Të jetosh një lidhje në distancë mund të jetë më e thjeshtë në qoftë se bëni 3 ndryshimet e mëposhtme:

1.Pranoni distancën: Në qoftë se doni që marrëdhënia juaj të funksionojë vërtetë dhe të jetë e fortë, gjëja e parë që duhet të bëni është të pranoni distancën. Fillimi nuk do të jetë aspak i lehtë, do të ketë momente që do të ndiheni vetëm dhe i,e pashpresë, por sa më parë të pranoni vërtetën aq më e lehtë do të jetë për ju.

2.Vazhdoni jetën: Me siguri po mendoni që kjo është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë, pasi jeta vazhdon për aq kohë sa merrni frymë çdo ditë, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Mblidhni forcat dhe energjithë dhe përqendrohuni më shumë tek vetja, mos ndryshoni zakonet apo veprimet tuaja në pritje të një ardhjeje hipotetike të tij,saj.
 

3.Evitoni xhelozitë: Xhelozia është e pashmangshme në jetën në çift, por në lidhjen në distancë ajo fiton një ngjyrim krejt të veçantë. Mungesa e kontaktit të përditshëm dhe pamundësia për të debatuar ballë për ballë mund t’u japin shumë situatave të panevojshme xhelozie, kështu që merreni më shtruar dhe mundohuni t’i evitoni ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat