Një letër për ata që jetojnë një dashuri në distancë

Life style

Një letër për ata që jetojnë një dashuri në distancë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:36
Ilustrim

A mund të mbijetojë një lidhje në distancë? Përgjigja varet nga çdo njeri, sepse është një proces i vështirë, por jo i pamundur.

Shumë herë mendojmë se të qenit fizikisht shumë larg na ndan, kur shpesh është pikërisht kjo gjë që na bashkon më shumë me ata që duam.


Desireé Bianchi, editorialiste e Upcsocl, ka shkruar një letër që përshkruan dashurinë e saj në distancë:

"Që nga hera e parë që e pashë, zbulova një dritë të veçantë në sytë e tij. Takimi ynë i parë ishte shumë i ëmbël, kështu që nuk mund të humbja rastin të vazhdoja ta njihja më tej, madje duke e ditur 'rriskun' e të krijuarit një marrëdhënie, pasi ai jetonte nën jë qytet tjetër.

Koha kaloi; takimet bëheshin më të shpeshta, ishte një djalë i mrekullueshëm. Nuk mund të them kur ose pse, por u dashurova me të. Në atë moment ndjeva sfidën e madhe e të çuarit përpara një lidhje prej qindrash kilometra larg.
Duke mos e parë çdo ditë, mendohesha e rimendohesha: a mund t'i duroj këto për të qenë me të? Fakti i thjeshtë i të qenit larg dhe takimet herë pas here, e rrisnin dëshirën tonë për të qenë bashkë. Kjo u bë aq e fortë, saqë kur u takuam me njëri-tjetrin, kaluam kohë të mrekullueshme së bashku. çastet me njëri-tjetrin ishin një përjetësie dhe në të njëjtën kohë, kalonin shpejt derisa përshëndeteshim për t'u kthyer secili në qytetin e tij.

Distanca ishte prova më e vështirë për të mbrojtur një marrëdhënie. Gjithashtu ishte çelësi për të konsoliduar një dashuri të cilën sot mund ta rrëfejmë dhe të ndajmë me të tjerët se si mbijetuam kaq gjatë të ndarë nga njëri-tjetri."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat