Servilizmi është një sëmundje, e bazuar në nënshtrim

Life style

Servilizmi është një sëmundje, e bazuar në nënshtrim

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Të gjithë themi se jeta është një shkollë e madhe dhe pjesa më e madhe e urrejnë servilizmin, (përveç atyre që e kanë pjesë të moralit vetjak). Servilizmi njihet si forcë e njerëzve të vegjël, të cilët kanë vështirë për të gjetur një vend në një shoqëri të caktuar.

Servilizmi si dukuri ka ekzistuar dhe në të kaluarën, dhe ekziston dhe sot në ditët tona. Servilët janë njerëz janë të gatshëm të ulen deri në pikën e fundit, duke mos pasur respekt as për veten, duke u kthyer kështu në “lodër” me të cilën zbaviten të tjerët.

Gjatë jetës, shpesh dëgjojmë të përmenden thënie nga njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit:

-Girolamo Cardano: Në vështirësi, miqtë më dhanë ndihmë, servilët më dhanë këshilla.

-Jean de la Fontaine: Kini parasysh se të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin.

-Homeri: Asgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mban në gji e tjetër flet me gojë.

-Më mirë mes korbave se mes servilëve: të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli.

Servilët janë edhe të paaftë, të dobët, janë krijuesit e opinioneve të sëmura, si dhe mbartësit e veseve.

Mendja servile është duke e shkatërruar ekzistencën e moralit .

Secili është përgjegjës për ndryshimin e zakoneve të këqija me ato të mira, duke vendosur mbi çdo gjë vetëbesimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat