Pse duhet të tregojmë se kemi fuqi përballë nevojtarëve? Kjo histori do t’ju bëjë të reflektoni gjatë

Life style

Pse duhet të tregojmë se kemi fuqi përballë nevojtarëve? Kjo histori do t’ju bëjë të reflektoni gjatë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një zonjë pyeti një shitës: “Me sa i ke vezët?”

Shitësi i vjetër iu përgjigj: “0.50 cent një vezë, zonjë”

Zonja ia ktheu: “Të marr 6 vezë 2.50 euro, apo të iki?”

Shitësi i vjetër iu përgjigj: “Blijini me çmimin që dëshironi, zonjë. Ky është një fillim i mirë për mua, sepse nuk kam shitur asnjë vezë sot dhe më duhet të shes sa më shumë për të jetuar.”

Ajo bleu vezët e saj me një çmim të volitshëm dhe u largua duke u ndjerë sikur kishte fituar. Hipi në makinën e saj të bukur dhe shkoi në një restorant elegant me shoqen e saj.

Ajo dhe shoqja porositën atë që donin, hëngrën pak dhe lanë shumë nga ato që kërkuan. Në fund, ato paguan faturën, e cila ishte rreth 400 euro, mirëpo lanë 500 euro dhe i thanë pronarit të restorantit elegant ta mbante pjesën tjetër si bakshish.

Kjo histori mund të duket krejt normale për pronarin e restorantit luksoz, por shumë e padrejtë për shitësin e vezëve.

Pyetja që duhet të tregojmë në këto raste, është: “Pse duhet të dëshmojmë gjithmonë se kemi fuqi kur blejmë nga nevojtarët? Dhe pse jemi bujarë me ata që nuk kanë nevojë as për bujarinë tonë?”

Dikur lexova diku: “Babai im blinte mallra nga të varfërit me çmime të larta, edhe pse nuk i duheshin ato gjëra. Gjithmonë ai u jepte më shumë nga sa kërkonin”.

Një ditë e pyeta: “Pse e bën këtë, baba?”

Ndërkohë babai im ma ktheu: “Është një bamirësi e mbështjellë me dinjitet, biri im. Unë bëj bamirësi dhe ata nuk ndihen keq, pasi e marrin sikur po më shesin diçka dhe po i vlerësoj për cilësinë e asaj që më shesin”.

Unë e di që shumica prej jush nuk do ta ndajnë këtë mesazh (ndoshta as do të reflektojnë nga kjo ngjarje), por nëse jeni një nga njerëzit që keni shpenzuar kohë për ta lexuar këtë histori deri tani, atëherë ky mesazh “humanizmi” me siguri do t’ju ketë shtyrë një hap më shumë në drejtimin e duhur në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat