Gwyneth Paltrow jep këshilla seksi, ja sekretet e saj

Life style

Gwyneth Paltrow jep këshilla seksi, ja sekretet e saj

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:00
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow ka vendosur të ndajë shumë detaje në seritë  e reja në Netflix me titull Sex, Love&Goop, mes të cilave edhe për interesin e saj për të eksploruar marrëdhëniet dhe seksualitetin.

Në serialin e saj, i dyti për platformën streaming, flet për rëndësinë e t'u ndjerit vulnerabël, duke ndarë detaje rreth jetës së saj seksuale dhe duke zbuluar disa nga sekretet për seksin dhe marrëdhëniet.

'Mendoj se kam mësuar diçka në rrugëtimin e jetës sime, se ne si qenie njerëzore jemi vetë përgjegjës për mënyrën se si ndihemi çdo ditë', është shprehur aktorja në një intervistë për Enterainment Tonight.

"Unë gjithashtu mendoj se është vërtet e rëndësishme të prezantohem me ndershmëri, në mënyrën më të prekshme në këto çështje. Ky është thelbi i shfaqjes, të treguarit e shembujve të ndryshëm se si mund të tregohemi të ndershëm dhe të ndjeshëm. Kam qenë e lumtur ta bëj dhe të ndaj përvojat e mia".

Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar edhe këshillën më të rëndësishme që u jep fëmijëve të saj, Moses dhe Apple, për sa i përket dashurisë dhe seksualitetit.

'Përpiqem të jem gjithmonë neutrale në këtë temë', ka thënë Paltrow ndërsa tregoi se si flet për seksin me fëmijët e saj.

'Mendoj se brezi im ka marrë shumë mesazhe për seksin që na kanë bërë të ndihemi fajtorë. Unë nuk dua që kjo të ndodhë me fëmijët e mi. Me ta përpiqem të jem thjesht kurioze, sepse adoleshentëve nuk u pëlqen të flasin për seksin me prindërit e tyre. Për fat të mirë, ata marrin një edukim të plotë seksual në shkollë. Dhe unë jam aty për çdo pyejte që mund të kenë".

Por kur bëhet fjalë për dashurinë, marrëdhëniet dhe seksin, Gwyneth Paltrow është e prirur të theksojë rëndësinë e dialogut të sinqertë. Aktorja u shpreh se i këshillon fëmijët e saj që t'i besojnë instinkteve dhe të marrin vendime bazuar në mënyrën e si ndihen.

'Unë mendoj se gjëja kryesore që askush nuk ju thotë është se duhet t'i qëndroni besnik të vërtetës suaj, kush jeni dhe çfarë doni, gjithashtu duhet t'i qëndroni besnik integritetit tuaj personal', ka thënë aktorja.

'Sepse kur jeni në një marrëdhënie, por nuk jeni plotësisht vetvetja, po e pranoni në mënyrë pasive atë që ndodh, duke shtrënguar dhëmbët, por besoj që kjo është shumë e keqe për ju dhe shëndetin tuaj'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat