Disa fakte jo dhe aq festive për Halloween-in!

Life style

Disa fakte jo dhe aq festive për Halloween-in!

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Çdo vit e më shumë Halloween-i festohet edhe në Shqipëri. Tema e festës është jo pa arsye çdo gjë e frikshme: zombie, gjak, fantazma etj. 

Në fakt vetë 31 tetori përdoret shpeshherë si temë për skenarin e shumë filmave të ndryshëm horror dhe jo më kot. Këto janë disa nga faktet më të frikshme rreth Halloween-it, ditës kur zgjohen shpirtrat e të vdekurve dhe vrasësit serialë dalin rrugëve në kërkim të viktimave të tyre.

Maskat nuk janë thjesht për t’u argëtuar

Ndonëse tashmë maskimi është kthyer në një motiv më vete, duhet të dini se më parë ai bëhej për një qëllim shumë të fortë. Popujt paganë i përdornin ato për të trembur shpirtrat e këqinj. Ajo që nisi me lëkurën ose kokën e prerë të kafshëve, tashmë është kthyer në kostume sirenash apo Batman-i.

Nëse kafshoni një tortë dhe gjeni në të një gishtëz, atëherë kjo do të thotë "fat i keq në dashuri"

Prej kohësh, torta e Halloween-it është bërë tradicionale për festën vetëm nëse brenda saj futej dhe një gishtëz metalike. Mirëpo, për zonjushat dhe djemtë të cilëve gishtëza u qëllonte në pjesën e tyre, kjo gjë s’ishte aspak shenjë e mirë.

Nëse ju ndodh që të jeni duke festuar në Gjermani, fshihini thikat

Edhe gjermanët e festojnë Halloween-in, por vetëm se ata e konsiderojnë si një formë nderimi për të vdekurit. Pjesë e kësaj tradite është dhe fshehja e thikave që gjenden në shtëpi me frikën se shpirtrat mund të kthehen në jetë dhe të lëndojnë dikë me mjetet prerëse që gjejnë rrotull.

Në Itali ju jepet mundësia të shikoni "Biskotat e të vdekurve"

Sigurisht që italianët kanë një recetë gatimi për çdo gjë, madje edhe për Halloween. Në këtë rast, ata përgatisin biskota në formë macaron të cilat i kanë quajtur "biskotat e të vdekurve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat