Çfarë është ‘No Nut November’ dhe a duhet të merrni pjesë?

Life style

Çfarë është ‘No Nut November’ dhe a duhet të merrni pjesë?

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Cilat janë rregullat e No Nut November?

Është fillimi i ‘No Nut November’, një sfidë vjetore në internet në të cilën pjesëmarrësit abstenojnë nga orgazma për një muaj të tërë.

Kjo ngjarje e pazakontë vjetore, filloi në internet rreth vitit 2011, ndoshta si një pamje satirike për “Movember” dhe që atëherë është rritur në popullaritet. Është e vështirë të thuhet se sa njerëz marrin pjesë në NNN, por ka rreth 100,000 anëtarë në grupin No Nut November të Reddit.

Siç mund ta merrni me mend, janë kryesisht burra, por edhe gratë inkurajohen të marrin pjesë.

Cilat janë rregullat e No Nut November?

Rregullat e NNN janë të lehta për t’u kuptuar, por të vështira për t’u ndjekur: Mos e arrini kulmin në nëntor! Mos shikoni pornografi dhe mos e përfundoni aktin me partnerin/en tuaj. “Ëndrrat e lagura” nuk llogariten!

Sa serioze është No Nut November?

No Nut November është më shumë një mundësi për të postuar meme (disa prej të cilave janë vërtet qesharake) ose për të diskutuar zakonet e seksit dhe masturbimit sesa një lëvizje serioze; edhe pse ka disa adhurues që pretendojnë me zell përfitimet, duke pretenduar qartësi mendore, rritje të produktivitetit dhe se abstinenca është e dobishme për njerëzit që janë “të varur” nga pornografia dhe masturbimi.

Nuk ka asgjë të keqe të vendosësh të “zotërosh domenin tënd” për një muaj – dhe disa do të argumentonin se ka diçka të admirueshme në zgjedhjen për të vonuar kënaqësinë për hir të kësaj. Si një pastrim apo një agjërim.

Abstenimi nga kënaqësia si një mënyrë për të ushtruar pushtet mbi dëshirat tuaja nuk është asgjë e re. No Nut November është disi e ngjashme me traditat fetare që rrotullohen rreth abstinencës, si periudha e Kreshmës në Katolicizëm, edhe nëse qëllimet janë shumë të ndryshme – nuk është se shumë njerëz abstenojnë kënaqësitë në mënyrë që të reflektojnë mbi vuajtjet e Krishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat