Stil edhe me ngjyra neutrale, 10 ide veshjesh për vajzat që kanë alergji nga ngjyrat

Life style

Stil edhe me ngjyra neutrale, 10 ide veshjesh për vajzat që kanë alergji nga ngjyrat

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:23
Ilustrim

Për të gjitha vajzat që e konsiderojnë të mërzitshëm shkëlqimin e ngjyrave në trupin e tyre dhe sa herë është fjala për ngjyrë, më shumë shkojnë te grija për raste të veçanta, ka alternativa. Në fakt, ngjyrat nuk janë për të gjithë dhe në pjesën më të madhe të rasteve, shumica preferojnë nuanca dhe hijet e ngjyrave neutrale.

Kështu, për të gjitha minimalistet e ngjyrave, këtu ka disa ide veshjesh. Ndonjëherë mund të shkosh tek e zeza e theksuar, por ndonjëherë arsyeja pse zgjedh të veshësh një ngjyrë nuk do të thotë që veshja të bëhet e mërzitshme.

Shiko këto 10 alternativa nëse je në grupin e atyre njerëzve që nuk i duan ngjyrat:

Në vend që të luash me ngjyrat, luaj me përmasat. Një T-shirt gjysmë golf gri dhe pantallona të gjera.

Shto një detaj më shumë veshjes. Një shall të hollë në të njëjtën ngjyrë me veshjen.

Jeshilja ushtarake është po ashtu një ngjyrë neutral. Mos qëndro vetëm tek e zeza, e bardha apo grija.

Një pulovër në gri të lehtë dhe mbi të një pallto të bardhë.

Bëje veshjen të flasë më shumë për ty. Fustan dhe pallto me nuanca grije për ta bërë ngjyrën më interesante.

Ka disa gjëra që shkojnë shumë më mirë edhe me të bardhën në dimër.

Thjesht sepse nuk vesh ngjyra, nuk do të thotë se nuk vesh printe. Provo pantallona me stilin animal print.

Kthehu tek e zeza duke zbuluar pak lëkurën.

Shto një buzëkuq të shndritshëm për ta bërë veshjen më të të ëmbël.

Siluetës shtoji edhe vija për ta bërë më casual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat