10 janë arsyet më të zakonshme përse çiftet ndalojnë së bëri se*s

Life style

10 janë arsyet më të zakonshme përse çiftet ndalojnë së bëri se*s

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Pas vitesh dhe vitesh martesë, rënia e dëshirës bëhet një fenomen pothuajse i pashmangshëm në një çift. “Martesa pa seks” mbetet në fakt ndër shprehjet më të kërkuara në Google nga përdoruesit e martuar me 30% që vendosin të heqin dorë nga intimiteti.

Por cilat janë arsyet pse çiftet pushojnë së paturi një jetën nën çarçafë? Bëhet fjalë kryesisht për ulje të dëshirës seksuale, shëndet të dobët mendor, patologji që shkaktojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose thjesht një ndarje. Por të kuptosh se çfarë nuk shkon në një marrëdhënie dhe pse seksi është bllokuar është hapi i parë në përpjekjen për të rindezur dëshirën. Gjithashtu sepse, sipas shkencës, nëse rënia rritet me kalimin e kohës, seksi nga ana tjetër përmirësohet me kalimin e moshës!

Keni frikë nga ndjenjat tuaja
Shpesh në çift ekziston frika se mos nuk i pëlqen tjetri apo edhe frika se partneri po tradhton. Natyrisht, hyn në lojë frika për t’u zëvendësuar dhe braktisur.

Ju bëheni thjesht një çift “biznesi”.
Marrëdhënia mund të jetë kthyer në një marrëveshje biznesi ku çifti punon së bashku për të mbajtur një mënyrë jetese që të dy kanë nevojë ose duan. Romanca dhe seksualiteti mund ta kenë lënë lidhjen kohë më parë. Diskutohen vetëm çështje praktike.

Ndiheni mjaft të rraskapitur
Të gjithë e dinë se rraskapitja dhe lodhja ndikojnë në dëshirën seksuale. Mes punës dhe kujdesit ndaj fëmijëve dhe ndoshta edhe vëmendjes ndaj prindërve të moshuar, seksi është në fund të listës së prioriteteve. Mund të jetë e vështirë të mendosh për intimitetin dhe akoma më e vështirë të angazhohesh në dhomën e gjumit nëse nuk qarkullon asnjë pikë energjie.

Nuk ndiheni më mirë me trupin tuaj
Me kalimin e viteve, trupi mund të ketë ndryshuar. Ju ndoshta keni pasur fëmijë, jeni plakur, jeni ushtruar më pak dhe ndoshta keni ngrënë më shumë. Cilado qoftë arsyeja, askush që ndihet i pakënaqur me trupin e vet, ka dëshirë t’ia tregojë atë dikujt që e ka parë atë në kohët më të mira.

Nuk ndiheni mirë gjatë seksit
Vlen për këdo, por më shpesh ndodh tek gratë që janë në menopauzë dhe janë të shqetësuara për thatësinë vaginale dhe dhimbjet në intimitet. Shumë prej tyre ende ngurrojnë ta diskutojnë këtë me gjinekologët e tyre nga sikleti apo turpi.

Ndiheni të mërzitur me rutinën
Me pak fjalë, mungesa e risisë dhe rutina seksuale  mund të kenë humbur interesin. Kush, në fund të fundit, me të vërtetë dëshiron të bëjë të njëjtën gjë pa pushim?

Njëri nuk ka më besim tek tjetri
Ju ose partneri juaj mund të jeni pajtuar pas një periudhe të vështirë. Megjithatë, besimi mund të jetë ende një çështje që qëndron  mes jush. Në fund të fundit, kush dëshiron t’i kthehet të qenit intim dhe (për rrjedhojë) i pambrojtur me dikë të cilit nuk i beson?

Kujdesi i munguar personal
Partneri mund të ketë ndërprerë dushin dhe larjen e dhëmbëve përpara se të shkojë në shtrat (kjo ndodh!). Dhe kjo është në të njëjtën kohë një temë delikate për t’u trajtuar, por edhe e frikshme. Dhe kur mungon higjiena, intimiteti bie.

Zënkat e shpeshta
Një person që është i zemëruar me partnerin e tij nuk ka gjasa të dëshirojë që të shkojë në shtrat me të. Është e domosdoshme që çiftet të zgjidhin problemet e tyre ose zemërimi do të përhapet në shumë fusha të jetës së përbashkët.

Pikëpamje të kundërta prindërimi
Ndodh shumë shpesh që njëri partner është më tolerant e tjetri më autoritar. Kjo shkakton stres që prek të gjithë familjen. Të diskutosh vazhdimisht për atë që është më e mira për fëmijët ka shumë pak gjasa të stimulojë jetën seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat