Zbuloni çfarë mund të thotë për ju gjatësia e gishtit të unazës

Life style

Zbuloni çfarë mund të thotë për ju gjatësia e gishtit të unazës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Gjatësia e gishtave ndryshojnë në varësi të personit. Megjithatë ekzistojnë 3 lloje kryesore me të cilat shumica prej nesh identifikohen. Hidhini një sy gishtit tuaj të unazës dhe krahasojeni gjatësinë e tij me atë të gishtit tregues e më poshtë shihni shpjegimin për rastin tuaj.

Rasti A: Sharmante dhe racionale

Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti tregues, ju jeni një person sharmant.I shpëtoni problemeve dhe dini të dilni nga çdo situatë. Mund të bëheni agresiv, por jeni gjithashtu edhe tip shumë i ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Rasti B: Të sigurtë dhe efikas

Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurtër se gishti tregues, ju jeni një person i sigurtë dhe dini sesi t'i bëni gjërat. Ju pëlqeni të punoni vetëm sepse kjo është mënyra më efektive për arritjen e qëllimeve tuaja. Megjithatë, jeni padyshim një njeri introvert. Ju vlerësoni ato që keni, por përpiqeni gjithmonë për më shumë.

Rasti C: Paqësore dhe e shoqërueshme

Nëse gishti juaj i unazës është njësoj i gjatë sa ai tregues, jeni tip paqësor, që ka tendencën të shmang konfliktet. Dëshironi të keni marrëdhënie të mira me këdo, jeni besnike dhe partner i kujdesshëm. Megjithatë, ka një anë të zjarrtë te ju që del në pah nëse dikush ju bën të tregoni anën tuaj më të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat