10 shenja jo dhe aq të dukshme që tregojnë se dikush po flirton me ju

Life style

10 shenja jo dhe aq të dukshme që tregojnë se dikush po flirton me ju

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Në ditët e sotme është e vështirë të kuptosh nëse personi që ke përballë po flirton me ty apo thjesht është një mënyrë e tij për t'u dukur "cool". Mënyrat e flirtit janë të ndryshme, por si fillim duhet të siguroheni që është i tillë, pastaj të vijoni lojën. Ç'lloj shenjash mund t'ju vijnë në ndihmë për këtë?

1. Sjellja tyre ndryshon sapo ju shfaqeni!

Vini re nëse ata heshtin papritur, duken më nervozë apo flasin më shumë se zakonisht. Të gjitha mund të jenë shenja nervoziteti, prandaj tregohuni vigjilentë dhe nxirrni një përfundim.

2. Ju dëgjojnë me kujdes çfarë po thoni.

Ai s'është thjesht dëgjues, është dëgjues i mirë. Ju bën pyetje gjatë bisedës, është i fokusuar tek ju dhe përgjigjet me shumë kujdes duke përmendur detaje të gjërave që mund t'i keni treguar.

3. Kontakti me sy është i vazhdueshëm

Mund të thonë çfarë të duan, por sytë flasin vetë. Ata ju shohin gjatë gjithë kohës dhe s'është shikim i zakonshëm mes dy njerëzve. Eshtë flirtues.

4.Në mënyrë konstante bëjnë shaka dhe ju ngacmojnë

Sepse kanë interes ndaj jush dhe duan të shohin si reagoni.

5. Të parët që pëlqejnë foton tuaj

Jo se nëse s'do ta bënin s'po flirtojnë, por pëlqimet e përhershme janë një shenjë. 

6. Trupi i tyre është i drejtuar nga ju

Do të thotë që është i gjithi aty, me vëmendje nga ju. 

7. I dalloni që duken shumë të relaksuar dhe të përfshirë 

Tregon që po shijon prezencën tuaj, nëse mbi të gjitha nuk e ngacmon fare telefonin.

8. Nuk rreshtin së buzëqeshuri

E kemi fjalën për atë buzëqeshjen e papritur që lind kur ke përballë dikë që pëlqen. Instikti flet vetë.

9. Përdorin auto-ironi dhe bëjnë shaka me veten

Kuptoni që jo vetëm po flirtojnë, por edhe që janë më inteligjentë nga ç'mendonit.

10. Qesh gjithmonë me shakatë e tua.

Përveç flirtit tregojnë vlerësim për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat