Një listë me dhurata që duken shumë më të shtrenjta nga ç'janë

Lifestyle

Një listë me dhurata që duken shumë më të shtrenjta nga ç'janë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Përveç atmosferës së ngrohtë, interesante, etj, etj, festat nënkuptojnë një dhimbje të madhe koke për kuletën. Dhjetori vjen më shpejt nga çfarë imagjinoni ju dhe bashkë me të lista e dhuratave.

Si për çudi, krejt papritur të gjithë kanë ditëlindjen, pastaj vijnë Krishtlindjet e më tej, Viti i Ri. Nga njëra anë, nuk duam të shpenzojmë gjithë kursimet e nga ana tjetër, duam të bëjmë dhurata që siç themi rëndom, "të kenë sy", pra--të duken të shtrenjta! 

Lista më poshtë, i plotëson të dy kushtet.

1. Një pasqyrë make up-i me dritë

Përveçse shihet, bën dhe ndonjë super foto.

2. Këllëf jastëku saten

Higjenike, të këshillueshme dhe shumë luksoze.

3. Një palë vathë që të duken fiks kështu.

Mos harroni paketimin e këndshëm.

4. Një bimë interesante me një vazo interesante.

Për në zyrë ose dhomën e gjumit.

5. Për ata që udhëtojnë shumë, një çantë për produktet e higjenës

6. Një pjastër bashkë me çantën e saj

7. Një pajisje që bën mini-waffle

Do t'ju kujtojë dhe falenderojë çdo mëngjes.

8. Për kafedashësit, një gotë të tillë ta marrin me vete kudo!

9. Një ngrohës çaji/kafeje.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat