Në secilën prej këtyre situatave të papritura, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Life style

Në secilën prej këtyre situatave të papritura, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Sa më shumë informacion të kemi, aq më tepër jemi në gjendje për t'i parandaluar situatat e pakëndshme. Për më shumë, kur flitet për shëndetin. Mund të ndodhë të gjendemi para simptomave apo gjendjeve të panjohura më parë për ne dhe duke mos ditur si të veprojmë, i neglizhojmë duke u përballur kështu me pasoja. Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore? Në secilën prej situatave më poshtë:

Mpirje  e gjymtyrëve pa ndonjë shkak të shpjegueshëm

Mund të bëhet fjalë për një neuropati periferale, term i përdorur për të përshkruar rastet kur preken nervat jashtë trurit dhe shtyllës kurrizore. Simptomat përfshijnë mpirje os endjesin ë e pasjes së mizave në këmbë ose duar, djegie, therje, humbje ekuilibri ose dhembje muskujsh. Sa më shpejt të diagnostikohet, aq më të vogla do jenë dëmet.

Nuk i shqiptoni mirë fjalët dhe nuk arrini të lëvizni gjymtyrët

Këto shpesh janë simptoma të një ataku kardiak, ku truri nuk furnizohet siç duhet me gjak. Në këto raste, duhet lajëruar menjëherë urgjenca pasi pasojat mund të jenë fatale.

Vjellje pas një goditjeje në kokë

Një goditje e rëndë në koëk kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore në mënyrë që të mos rrezikohen dëmet e rënda në tru. Simptomat e goditjeve të rrezikshme përfshijnë vjellje, mungesë vetdijeje, kriza, vështirësi për të qëndruar zgjuar, humbje të shikimit ose dëgjimit, gjakderdhje nga hunda ose veshi dhe humbje të kujtesës.

Pika të errëta poshët syve

Shfaqja e shenjave të errëta  poshtë syve konsiderohet si një emergjencë mjekësore që lidhet me dehidratimin e rëndë. Kjo gjendje përfshin edhe marre mendsh, konfuzion, lodhje dhe pamundësi për të urinuar për 8 orë.

Një dhimbje koke e fuqishme dhe e papritur

Një dhembje koke “rrufe” mund të jetë shenjë e një hemorragjie subaraknoide, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Simptomat mund të përfshijnë edhe dhembje të qafës, vjellje dhe mjegullim të shikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat