“Që të kesh fat, duhet të bësh mirë pa dallim”

Life style

“Që të kesh fat, duhet të bësh mirë pa dallim”

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një mësues filozofie pyeti një ditë studentët e tij: “Pse disa njerëz janë më me fat se disa të tjerë?”.

Nga fundi i klasës u përgjigj njëri nga studentët, i cili në vend të përgjigjes, vendosi të pyeste profesorin: “Profesor, a ka ndonjë mënyrë për ta tërhequr fatin nga vetja? Sepse kam parë plot njerëz që mbajnë hajmali dhe tërfila për këtë qëllim”.

Profesori u mendua pak sekonda dhe duke e parë në sy atë dhe studentët e tjerë, u tha: “Lërini tërfilat dhe hajmalitë e ndryshme. Fati nuk tërhiqet me simbole. Nëse doni të keni fat, duhet të bëni mirë pa dallim. Të bësh mirë do t’ju kthehet mbrapsht në formë fati. Ky është ligj i universit. Ju tërhiqni ato që bëni”.

Një student tjetër u hodh dhe e pyeti profesorin: “Profesor, ju po na thoni t’u bëjmë mirë dhe personave mosmirënjohës dhe që na kanë bërë keq? Ju duket e drejtë kjo gjë?”

Profesori iu përgjigj: “Ajo që është vënë re është se, nëse i bën mirë dikujt, edhe atij që është mosmirënjohës apo që të ka bërë keq, e mira të kthehet shumëfish mbrapsht. Nuk është e lehtë, sigurisht kërkon shumë kurajo të bësh mirë në raste të tilla, ama personi tjetër që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë. Mosmirënjohja do i kthehet një ditë kundër, për fat të keq. Këshilla ime për të gjithë ju është: “Shpërndani sa më shumë të mira, kujtdo që ka nevojë. Mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë!””

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat