Nëse partneri juaj bën këto gjëra, nuk ju do më

Life style

Nëse partneri juaj bën këto gjëra, nuk ju do më

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Megjithatë, ka disa shenja që psikologjia i ka hetuar ndër vite dhe që tregojnë qartë se sa shumë na do partneri ynë apo nëse ka shenja të braktisjes në çift.

Ndryshim dhe reduktim në vëmendje. Nëse më parë na sillte dhurata, darka apo mendime nga më të ndryshmet dhe tashmë ka kohë që nuk e ka bërë më, ka mundësi që të ketë probleme nga ana e tij për të na dashuruar si dikur. Ka të ngjarë ose mendon se na ka fituar tashmë dhe nuk e sheh më nevojën për të na llastuar.

Nëse xhelozia nuk çon në një ndjenjë zotërimi dhe agresioni, është normale në një marrëdhënie në çift, por nëse kuptojmë se partneri ynë nuk e ndjen më atë ndaj nesh, mund ta konsiderojmë këtë një shenjë mosinteresimi.

Nëse i dashuri ynë del gjithmonë vetëm dhe nuk dëshiron shoqërinë tonë, ai mund të jetë ‘mërzitur’ me ne dhe mund të kërkojë hapësirën e tij.

Së fundi, një nga shenjat më të rëndësishme është intoleranca ndaj çdo gjëje që bëjmë: duket se asgjë nuk i pëlqen, kjo ndoshta sepse nuk na do më si dikur dhe nuk na sheh si të përsosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat