Mos u kap pas të shkuarës…

Life style

Mos u kap pas të shkuarës…

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Ilustrim

Ka një arsye se pse në makinë pasqyra që të lejon të shohësh pas, është e vogël, ndërkohë që xhami i përparmë është i madh. Dhe ka një arsye se pse nuk mund ta ngasësh makinën duke parë në paqyrën e pasme. Duke parë tek ajo, do të bësh aksident.

Ky është një shembull perfekt se si jeta nuk duhet jetuar duke u kapur pas së shkuarës. E shkuara është një etapë e jetës, e cila as nuk kthehet pas dhe as nuk ndryshohet, ndaj dhe duhet lënë pas shpine. Sigurisht nuk duhet të harrohen sakrificat që kemi bërë, apo personat që na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira, por nuk duhet të jetojmë në të shkuarën. Nëse duam ta jetojmë jetën në mënyrën e duhur, duhet të vazhdojmë përpara në jetë gjithmonë duke i jetuar momentet në kohën e duhur.

Nuk ka kuptim ta rijetosh të shkuarën, kur ke qenë në atë moment të jetës një herë. Dhe nuk ke pse jeton as në të ardhmen, duke e humbur magjinë e çdo momenti aktual. Jeto në të tashmen, pasi nuk do të përsëritet më. Momenti i së tashmes përmban dhurata që nuk duhen humbur.

Sigurisht që të menduarit e së shkuarës lidhet me një ngjarje të rëndë, të cilën nuk mundemi dot ta heqim nga mendja. Ama ai moment ka kaluar, atë ngjarje e kemi kaluar dhe duhet të vazhdojmë përpara. Nuk ka më kuptim ta rijetojmë një gjë që as e ndryshojmë dot më, edhe nëse kemi bërë gabime.

Askush nuk ka arsye pse të të gjykojë për të shkuarën, edhe nëse ke bërë diçka të gabuar. Ti nuk jeton më në atë periudhë dhe nuk ke pse gjykohesh për diçka që ka përfunduar. Edhe nëse thonë fjalë që nuk të pëlqejnë, njerëzit këtë tendencë kanë, i gjykojnë të tjerët pa të drejtë. Vetëm kur kalojnë në të njëjtat situata, e kuptojnë çfarë ke kaluar ti, por sigurisht që në ato momente nuk vlen as pendesa dhe as falja e tyre.

Ndaj vazhdo përpara dhe lërë të shkuarën pas krahëve. Ti vlen dhe ke për të treguar se sa të fortë të ka bërë e kaluara jote. Vazhdo përpara, tejkaloji sfidat e jetës, dhe shkëlqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat