Horoskopi i dashurisë për 2022-shin doli. Kujt do t’i qeshë fati?

Life style

Horoskopi i dashurisë për 2022-shin doli. Kujt do t’i qeshë fati?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Ilustrim

Bëhuni gati të merrni mësime të mëdha në departamentin e romancës! Horoskopi juaj i dashurisë për vitin 2022 ka dalë. Lexo parashikimin shenjë për shenjë.

Dashi

Jeni gati të hiqni dorë nga besimet tuaja të vjetra rreth partneriteteve dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Në kohën kur Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në fillim të majit, do të jeni gati të nisni një romancë.

Demi

Fillimi i vitit do t`ju bëjë të ndiheni pak çuditshëm, por gjërat do të përmirësohen. Madje ato do të bëhen kaq emocionuese! Për ju, kulmi në aspektin romantik do të arrijë midis 28 majit dhe 22 qershorit. Nëse guxoni, kjo do të jetë një kohë e mirë për të provuar disa gjëra të çuditshme në dhomën e gjumit, ose, ose të lidheni me dikë që nuk është tipi juaj.

Binjakët

Viti i ardhshëm do të jetë i ngarkuar për ju në karrierë, ndaj sigurohuni që t’i lini hapësirë edhe romancës për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm. Periudha më e mirë e vitit për ju do të jetë mes 23 qershorit deri më 17 korrik, duke i bërë këto ditë ideale për të bërë pushime qoftë vetëm, qoftë me gjysmën tjetër. Më pas, duke filluar nga 30 tetori mund të përfshiheni në një dramë serioze në marrëdhënien tuaj. Zgjidhini sprovat romantike me mençuri!

Gaforrja

Ju pëlqen një romancë e mirë Gaforre, dhe në vitin 2022, do të përqendroheni në këto punët e dashurisë! Retrogradi i Venusit në janar do t’ju bëjë të rishikoni qasjen tuaj ndaj partneritetit, kështu që mos u shmangni. Në kohën kur të vijë nëntori, bëhuni gati për të çliruar të gjitha frikërat dhe pasiguritë e rrënjosura thellë.

Luani

Nëse marrëdhëniet kanë qenë të vështira, ky trend vazhdon edhe në vitin 2022. Marrëdhëniet e mira kërkojnë përpjekje, ndaj mos përtoni të veproni. Nëse një marrëdhënie ju duket mbytëse, mund të jetë më mirë të mos vazhdoni më tej. Muaji mars mudnd të shërbejë për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë. Nëse jo në verë, vjeshta patjetër do të sjellë lumturi ose një njeri të ri në jetën tënde.

Virgjëresha

Dashuria duket e ëmbël për ty këtë vit, e dashur Virgjëreshë. Shënoni javën e 12 prillit në kalendarin tuaj si një kohë fantastike, kur marrëdhënia juaj do kalojë në një tjetër nivel. Më 6 mars mund të përjetoni diçka të veçantë gjithashtu. Ju jeni një bletë punëtore, por vitin e ardhshëm, do të përfitoni më shumë nga jeta kur t`i kushtoni më shumë kohë romancës, lidhjes dhe argëtimit!

Peshorja

Ju do ta filloni vitin me intensitet e dashur Peshore. Ndryshimet në marrëdhënien tuaj mund t`ju marrin shumë energji. Lajmi i mirë është se përpjekjet tuaja së shpejti do të shpërblehen. Atmosfera rreth jetës suaj të dashurisë përmirësohet në mes të muajit shkurt dhe më pas përsëri në fillim të marsit. Sidoqoftë, koha juaj më e mirë për t’u dashuruar ose për t’u angazhuar me dikë të ri vjen në vjeshtë, midis 29 shtatorit dhe 22 tetorit.

Akrepi

Bëhuni gati të lini pas gjithçka që dini (ose mendoni) për dashurinë! Besimet e vjetra janë në dispozicion – duke përfshirë ato rreth partneritetit. Një nga fokuset tuaja për këtë vit është përkushtimi. Ju po mësoni se si të bashkoheni me dikë në një mënyrë më të lirë dhe më të çliruar. Nëse jeni beqar, mund të përfundoni duke takuar një njeri të çuditshëm, por magjepsës. Një datë e rëndësishme mund të jetë 17 shkurti, kur kozmosi mund t’ju vërë ballë për ballë me fatin tuaj. Do t’ia hapni derën?

Shigjetari

Po hyni në një vit interesant kur bëhet fjalë për dashurinë. Në vitin 2022-shin, jeta juaj romantike do të jetë në mëdyshje. Ndonjëherë, do të ndiheni gati për t’u lidhur me dike, më pas do të dëshironi të jeni të lirë, të dilni gjatë gjithë kohës dhe të flirtoni!

Bricjapi

Ju e filloni dhe e përfundoni vitin me Venusin, planetin e kënaqësisë dhe dashurisë. Gjatë vitit të ardhshëm, përqendrimi në vetëvlerësimin tuaj do t’ju fuqizojë për të ndjekur llojin e përvojave romantike që mund të transformojnë jetën tuaj. Gjërat nuk duhet të jenë gjithmonë serioze pasi ky nuk është një vit për të mbajtur të njëjtën rutinë të takimeve. Qoftë nëse jeni beqar apo keni tashmë një partner, ky është një vit për të zgjeruar horizontet tuaja në romancë, takime dhe seks. Mos hezitoni!

Ujori

Jeta do të ecë me një shpejtësi kaq të madhe, saqë ndonjëherë mund të mos jeni edhe aq të interesuar për takimet. Nga 1 shkurti deri më 9 prill, mund të ndiheni të ndarë mes nevojës momentale për të qenë me dikë dhe anës suaj që dëshiron të mbetet e lirë përgjithmonë. Marsi dhe tetori do të jenë dy muaj të bukur përsa i takon aspektit romantik.

Peshqit

Mirë se vini në vitin tuaj, të dashur Peshq! Në vitin 2022, yjet do të shkëlqejnë mbi ju pasi të dy sundimtarët tuaj planetarë – Jupiteri dhe Neptuni – do të kenë një takim të rrallë në shenjën tuaj më 12 prill. Nëse jeni beqar, kjo mund të jetë koha kur do të takoni dikë të veçantë. Nëse keni partner, ringritja e marrëdhënies tuaj në një nivel tjetër ose zgjerimi i familjes suaj mund të jetë në plan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat