Kur nisni një punë të re mos i bëni këto pesë gjëra

Life style

Kur nisni një punë të re mos i bëni këto pesë gjëra

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 07:57
Ilustrim

Tranzicionet e punës sa në njërin post në tjetrin apo nga njëra kompani në tjetrën janë të ndërlikuara.

Kur filloni një vend të ri punë sado i kualifikuar dhe i suksesshëm të jesh në të, ditët e para do ju bëjnë të ndiheni paksa i përhumbur, i paorientuar dhe jo me shumë besim tek aftësitë tuaja.

Kjo është mëse normale pasi është një kompanie e re, janë detyra dhe rregulla të reja dhe rrethohesh nga njerëz për të cilët nuk e ke idenë se kush janë.

Shumica kur nis një punë të re kërkon të bëjë një imazh sa më të mirë fillestar dhe sigurisht të tregohet i ngrohtë në komunikimin dhe prezantimin e kolegëve të tij.

Mund të keni dëgjuar shpesh këshilla se si duhet të silleni në një vend të ri punë, por më parë po ju tregojmë se këto 5 mite është mirë t’i shmangni.

Të futeni në kompani apo në bisedim më kolegët me ide të mëdha – Fillimisht ju tashmë e keni treguar veten tuaj në intervistë dhe jeni pranuar, por kjo nuk do të thotë që në muajin e parë kompania pret që ju të bëni shpikje. Është mirë të kesh ide, por fillimisht duhet të njohësh ambientin dhe kulturën e punës dhe më pas t’i përshtatesh ato ide me kompaninë ku po punoni.

Në bisedimet me kolegët mundohuni të njihni sa më shumë për kompaninë dhe idetë mbajini për vete deri ose shprehini në një takim me shefin tuaj pasi të jeni ambientuar në punë. Një mënyrë e mirë për t’i diskutuar këto ide është duke organizuar një takim me shefin për ta pyetur për progresin tuaj në punë.

Të takohesh menjëherë me sa më shumë njerëz sa të jetë e mundur – Është e natyrshme të dëshirosh menjëherë të fillosh të krijosh lidhje të reja dhe të kuptosh se si përshtatesh në një tablo më të madhe. Por merrini gjërat më ngadalë. Nuk mund të bëhesh mik apo të konsumosh një kafe menjëherë me ta.

Fillimisht mundohuni të merrni sa më shumë informacion rreth kolegëve nga menaxherët apo burimet njerëzore, madje edhe duke kërkuar në internet dhe më pas nisni një bisedë të ngrohtë dhe të thjeshtë me to. Gjërat do të rrjedhin natyrshëm, prandaj njohjet nuk duhen sforcuar asnjëherë.

Ngutja juaj për t’i njohur të gjithë menjëherë do krijojë një përshtypje jo shumë pozitive për ju.

Të merrni pjesë në çdo mbledhje që mundeni – Në fakt t’i nuk mund të marrësh pjesë në një mbledhje nëse nuk po flitet për sektorin apo rolin tuaj. Pra në momentin që nuk keni asnjë rol në mbledhje dhe nuk jeni kërkuar nga shefi, nuk duhet të jeni të pranishëm aty. Megjithatë një gjë është e rëndësishme, mos shmangni asnjë takim që ju ftojnë.

Në këto takime do të mësoni shumë gjëra lidhur me kompaninë dhe mundohuni të bëni pyetje që do ju ndihmojnë jo vetëm në punën tuaj por të ndihmojnë edhe kompaninë.

Të filloni të merrni vendime drejtuese – Nëse nuk jeni në një pozicion drejtues, askush nuk ka dëshirë që ju të silleni si shefi. Mirëpo nëse keni një rol menaxhues dhe drejtues të një ekipi mos nisni direkt me riorganizimin e tij, por dëgjojini ato.

Zhvilloni një mbledhje apo një takim me çdonjërin prej tyre dhe interesohuni për punë që ato bëjnë. Duke zbuluar aftësinë e të gjithëve do të bëni një riorganizim më të mirë të tij dhe do të keni një punë më efektive.

Në muajt e parë njihuni me ekipin dhe punën dhe më vonë merrni vendime të rëndësishme.

Të shkëputni lidhjet e vjetra – Një punë e re do të thotë njohje të reja, por kjo nuk do të thotë të harroni ato të vjetrit. Mbani lidhje dhe kërkoni këshilla nga njerëz të besuar tuajit edhe pse nuk punoni më bashkë.

Gjithashtu me kolegët që ju rrethojnë merrni informata dhe njihuni mirë që më pas t’i shtoni në listën tuaj të personave të besuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat